Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka reaguar me një status në Twitter në lidhje me videon intime e skandaloze të policit dhe arrestimit të tij. Përgjigja e tij vjen pas pyetjes që i drejtoi kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Në një postim në Facebook, Vasili publikoi një pjesë të intervistës së Lleshaj në emisionin Opinion ku thoshte se ai do të identifikohej me fytyrën e policëve dhe sjelljen e tyre.
Lleshaj ka shkruar në Twitter se “policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë”. Ai shton se identifikohet me fytyrat e policëve, por të atyre që arrestuan “perversin”.
1/ Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.177:12 PM – Feb 11, 2019Twitter Ads info and privacySee Sandër Lleshaj’s other Tweets
“Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij,” vijoi ai./E.L
Sandër Lleshaj@SanderLleshaj · 1h
1/ Policët nuk janë të Lleshajt, por të Shqipërisë. Lleshaj identifikohet pa dyshim me policët që sot arrestuan një pervers, me policët që sakrifikojnë natë e ditë duke shërbyer.
2/ Një pervers mund të shërbejë si flamur për politikanë perversë, por nuk mund të njollosë askënd përveç vetes së tij dhe atyre që i gëzohen ekzistencës së tij.
Mbështetje për Policinë e Shtetit Shqiptar!