Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Video/ Mbetjet spitalore në rrugë, fare pranë godinës universitare

Video/ Mbetjet spitalore në rrugë, fare pranë godinës universitare

Disa herë është ngritur në media shqetësimi për mbetjet spitalore që hidhen pa u përpunuar në lumenj apo në vendgrumbullimin e mbetjeve ushqimore. Por rasti i sotëm është krejt flagrant: Mbetjet spitalore gjendet në rrugë, shumë pranë godinës së Universiteti Bujqësor në Kamëz.
Në videon më poshtë shihet një grumbull i madh mbetjesh spitalore, me shiringa dhe medikamente që ka përfunduar i shpërndarë në rrugën kryesore që lidh zonën me Tiranën dhe Kamzën.
Gazeta “Shqip” ka publikuar pamjet e mbetjeve spitalore në një nga zonat më të banuara të Kamzës./Ri-De/opinion.al

Share: