Home KRYESORE A është anëtarësimi në BE objektivi strategjik i Shqipërisë?

A është anëtarësimi në BE objektivi strategjik i Shqipërisë?

“Rrugës së BE-së” nga Ela Daci *

Në qershor të 2019-ës pritet që Këshilli Evropian të japi dritën e gjelbër për Shqipërinë për fillimin e negociatave me BE-në. Në raportin e fundit që Komisioni Evropian publikoi mbi Shqipërinë shkruhej se Shqipëria ka bëre progres mbi 5 prioritete, por akoma korrupsioni dhe instabiliteti politik qëndrojnë problematik.

Kthehemi pak mbrapa

Shqipëria aplikoi për t’u bërë pjesë e BE-së në vitin 2009, dhe u bë vend kandidat në 2014-ën. Në raportin e vitit 2013 shkruhej se Shqipëria duhet të ndërhyjë në 5 reforma kyçe: në drejtësi, administratë publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, dhe në mbrojtjen e të drejtave te njeriut. Ne raportin e fundit të 2018-ës shkruhej se ka pasur avancim të reformave.

Reformat

Në mledhjet e fundit të Komisionit të Stabilzim-Asocimit më 15 tetor 2018, Bashkimi Evropian bëri thirrje të ndalohej përplasja politike midis pozitës dhe opozitës dhe të fillojë sa më parë reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi.

Korrupsioni dhe krimi i oganizuar mbeten pengesat kryesore për të hyrë në BE. Ka pasur avancim mbi reformën në drejtësi, ne vetingun mbi gjygjtarët dhe prokurorët.

Per momentin Shqipëria ka të hapur kapitullin 23 dhe 24 që i perkasin të drejtave të njeriut dhe drejtësisë, por ka akoma shumë punë për të bërë. Kapitujt gjithsej janë 35, prekin sektore të ndryshme si energjia, transporti, ambienti, e deri te të drejtat e njeriut. Çdo kapitull që përmbush kriteret e BE-së mbyllet, deri sa të mbyllen të gjithë kapitujt dhe vendi është gati të anëtarësohet në BE.

Çfarë do të ndodh në qershor të 2019-ës?
Data, e cila Këshilli Evropian duhet të marrë një vendim për hapjen e negociatave për Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vendimi për negociatat do të merret nga këshilli i BE-së, ekzaktësisht nga ministrat dhe ambasadorët e vendeve të BE-së në një konferencë që quhet ndërqeveritare.

Pjesëtaret e Këshillit duhet të votojnë në unanimitet pro hapjes së negociatave. Më 9 maj 2019, që është edhe festa e Europes, ne Sibiu te Romanisë do te mbahet një mbledhje informale të Këshillit Evropian ku do të jetë në agjendë edhe Ballkani Perëndimor.

Kush votoi kundër Shqipërisë?

Franca, Danimarka dhe Hollanda kanë votuar kundër në mledhjen e Këshillit në qershor të 2018-ës. Vënde te cilat duan të shohin progres, progresin evropian, stabilitet dhe siguri në kontinent. Presidenti Macron me vizionin e tij pro evropian, në fjalimin e tij të fundit bëri thirrje per liri, mbrojte dhe progres në Bashkim Evropian. Por, pse ai voton kundër hapjeve të negoziatave? Qeveria shqiptare duhet te sqarojë këtë sa me shpejt. Pra, nuk ka hapje te negociateve nëse vetëm një nga këto vënde voton kunder Shqipërisë.

Pse duhet te bëhemi pjesë e familjes evropiane?

Ka shumë arsye pse duhet të jemi pjesë e BE-së. Një Evropë e cila siguron paqen që prej 70 vjet, një Evropë e cila përballon sfidat e globalizimit, një Evropë që mbron konsumatorët, ambientin dhe ushqimin.

Një Evropë që bën të mundur qarkullimin dhe punësimin e lirshëm, promovon studimin, kërkimin shkencor dhe kulturën.

Nxit rritjen ekonomike, punësimin dhe mirëqenien e shumë të tjera. Të gjitha këto janë të mundura nëse ne bëjme pjesë në Bashkimin Evropian. Kriteret e anëtarësimit përcaktojnë stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si edhe ekzistencën e një ekonomie tregu funksional.

Çfarë ndodh me Shqipërinë nëse hapen negociatat?

Vëndet anëtare të Bashkimit Evropian vendosin të hapin negociatat me vendin kandidat, pra Shqipërinë duke shqyrtuar miratimin dhe zbatimin e ligjit (acquisis) të BE-së. “Acquisis” është i ndarë në kapituj (35 kapituj), secili nga këto kapituj mbulon një fushë të caktuar. Negociatat për hapjen e secilit kapitull bazohen në elemente si shqyrtimi ku Komisioni Evropian kryen një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat, për çdo fushë (kapitull), për të përcaktuar se në çfarë pike gjendet vendi kandidat. Përgatitet një raport shqyrtimi i cili paraqitet nga Komisioni në shtetet anëtare që vendosin për hapjen e kapitujve.

Përpara se të fillojnë negociatat, vendi kandidat duhet të paraqesë qëndrimin e tij dhe bashkë me BE-në miratojnë një qëndrim të përbashkët. Për shumicën e kapitujve, BE-ja do të vendosë standarde përfundimtare në këtë pozicion, të cilat duhet të përmbushen nga vendi kandidat.

Si eshte gjendja ne rajon?

Vëndet te cilat kanë hapur negociatat me BE-në janë Turqia, Serbia dhe Mali i Zi, kurse Kosova dhe Bosnia Hercegovina janë vende kandidate të mundshme. Serbia ka të hapur 12 kapituj, ato mbi të drejtën e kompanive, pronën intelektuale, prokurimin publik, politikat industriale, financën, të drejtat e njeriut, lirinë dhe sigurinë, po ashtu edhe arsimin, kulturën, marrëdhëniet me jashtë dhe me Kosovën.

Mali i Zi ka të hapur 27 kapituj, 3 të mbyllur, 2 janë ne punim e sipër, 1 në vlerësim dhe 2 të tjerë që nuk mund të jenë të aplikuar mbi këtë shtet. Turqia e cila ka të hapur 16 kapituj, ku vetëm njëri prej tyre është i mbyllur, dhe ai i përket arsimit dhe kërkimeve shkencore.

Maqedonia e Veriut mori rekomandimin për hapjen e negociatave nga Komisioni Evropian në tetor të vitit 2009. Pas 6 herë rekomandim nga Komisioni Evropian do të jetë qershori muaji i shënuar për hapjen e negociatave?!

Mali i Zi dhe Serbia që kanë avancuar me reformat, priten të bëhen pjesë e BE-së në vitin 2025. Turqia po largohet edhe më shumë prej standardeve të BE-së për sa i përket drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.

Asistenca financiare nga BE-ja

Instrumenti i Ndihmës së Para-Aderimit (IPA) është mjeti me të cilin BE-ja mbështet reformat për vendet e zgjerimit duke dhënë ndihma financiare dhe teknike. Fondet IPA ndërtojnë kapacitetet për procesin e pranimit në BE. Për periudhën 2007-2013, IPA kishte një buxhet prej rreth 11.5 miliardë euro; pasardhësi i tij, IPA II, ka një buxhet prej 11.7 miliardë euro për periudhën 2014-2020. Shqiperia për vitet 2014-2020 ka një buxhet prej 649,4 milionë euro.

Reformat të cilat ajo financion janë: demokracia dhe qeverisja, drejtësia, ambienti jetësor, transporti, inovacioni, arsimimi, agrikultura dhe zhvillimi rural. Me avancimin e reformave, asistenza financiare IPA rritet, merr formën e projekteve dhe ndihmon vendin të reformojnë dhe të përshtasin institucionet dhe legjislacionin e tyre me BE-në.

Konkluzione

Kohëzgjatja e negociatave mund të ndryshojë nga vendi në vend, i cili varet nga reformat dhe harmonizimi me ligjet e BE-së në secilin vend. Kroacia hapi negociatat me BE-në në 2005 dhe mbylli 35 kapitujt në 2011. Ajo, në 2013, u bë vend i Bashkimit Evropian. Znj. Mogherini, përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Sigurisë, bashkë me komisioneri Han kanë sqaruar shumë herë që hapja e negoziatave është e merituar duke u bazuar mbi progresin në reforma.

Në maj te 2019-ës vendet anëtare do të votojnë për zgjedhjet evropiane. Rezultati i këtyre zgjedhjeve mund të ndikojnë ndjeshëm mbi strategjinë e zgjerimit. Mos dialogu midis pozitës dhe opozitës, reformat e pa implementuara, protestat, ndikojnë që Shqipëria të jetë akoma shumë larg nga BE-ja.

*Eksperte mbi fondet europiane dhe te NATOs

Share: