Home KRYESORE Athinë, protestë kundër Ramës: Nuk na turpëron Shqipëria, na turpëron qeveria!

Athinë, protestë kundër Ramës: Nuk na turpëron Shqipëria, na turpëron qeveria!

Me thirrjet “Rama ik” dhe “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, emigrantët shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Freqi, protestuan sot para ambasadës shqiptare në Athinë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Megjithëse protesta u organizua nga dega e PD në Greqi, ajo u mbështet edhe nga bashkëatdhetarë të paangazhuar politikisht, pa dallime partiake.

Më fjalimet e mbajtura para ambasadës, protestuesit kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend. Ata e cilësuan qeverinë “Rama” si hajdute dhe mashtruese, që ka braktisur interesat e qytetarëve të vet, që nuk do t’ia dijë për premtimet e dhëna për të lehtësuar jetën e emigrantëve shqiptarëve në Greqi. Kryetari i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci dhe protestues të tjerë u shprehën se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që përkrah kriminelët dhe ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi.

Protestuesit para Ambasadës shqiptare në Athinë u bënë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre të vijnë në Tiranë në 16 Mars për t’u bashkuar me opozitën në protestën madhështore para kryeministrisë. Me parullën “nuk na turpëron Shqipëria, por na turpëron qeveria, emigrantët shqiptarë më Greqi thanë se është detyrim i çdo shqiptari të çlirojë vendin e lindjes nga qeveria më antikombëtare që ka patur Shqipëria në këto 3 dekada.

Share: