Nga Tritan Shehu
Ne Kelcyre po perseritet nje “Astir” i dyte!
Sot ne ate bashki po protestohet kunder arbitraritetit dhe arrogances qeverisese, lokale dhe qendrore.
Kerkohet te shemben 25 objekte ne qender te Kelcyres, midis te cilave shume shtepi banimi te ndertuar aty vite e vite me pare.
Banoret po protestojne per tu njihur me projektin e detajuar te asaj zone, detyrim ky ligjor shteteror, por i pa realizuar.
Kerkojne qe me tej qe nqs ky projekt do te realizohet, shpronesimi te behet mbi cmime reale dhe jo arbitrare e qesharake ne vlere keto.
Fatkeqesisht per keto kerkesa te drejta, te adresuara nga qytetaret prej javesh ndaj Bashkise se Kelcyres dhe institucioneve te tjera shteterore, ka vetem nje heshtje, duke shtuar keshtu dyshimet edhe per nje veper korruptive aty.