Home KRYESORE Majko kundër Ramës?Reformat i diskutojmë me liderët,jo me deputetët e rinj

Majko kundër Ramës?Reformat i diskutojmë me liderët,jo me deputetët e rinj

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje në Parlament se reforma zgjedhore do të negociohet me deputetët e rinj që kanë zënë vendin në Parlament, pasi nuk ka kohë për të humbur me bojkotin dhe lojërat politike të opozitës.

Por, Ministri i Diasporës Pandeli Majko, në një intervistë për “A2” ka thënë se nëse do të ketë negociata, do të bëhen me liderët e partive dhe jo me të deputetët e rinj që kanë pranuar mandatet. “Nëse do të negociojmë, nuk do të negociojmë me të rinjtë , por me liderët e partive”, ka thënë Pandeli Majko.

Për Majkon, situata është delikate dhe çon vetëm drejt stanjacionit. “Opinion im është që opozita ka zgjedhur një metode ekstreme. Ne që jemi nga kjo anë nuk mund të bëjmë shumë, se nuk ka nisur nga ne. Parashikimi sot nuk ekziston, sepse nuk ka ekzistuar në një vend evropian diçka e tillë. Jemi në atë momentin kur çifti ndahet dhe njëri nga prej tyre thotë se do t’i vej flakën gjysmës së shtëpisë”, është shprehur Majko./Opinion.al

Share: