Home Gjeo-Ekonomia Përfundojnë hetimet për Trump, prokurori i posaçëm dorëzon raportin

Përfundojnë hetimet për Trump, prokurori i posaçëm dorëzon raportin

Mbrëmjen e djeshme, prokurori i posaçëm amerikan Robert Mueller, i cili prej rreth dy vitesh po hulumton mbi lidhjet e Donald Trump me Rusinë, ka njoftuar se ka mbyllur hetimet e tij dhe se konkluzionet i janë dorëzuar Prokurorit të Përgjithshëm William Barr.

Ky është një moment delikat për Amerikën, pasi së shpejti do të bëhen publike rezultatet e një hetimi të thelluar në lidhje me dy akuza të rënda që i bëhen Presidentit Donald Trump: E para, që ai ka fituar zgjedhjet me ndihmën e ndërhyrjes së një shteti të huaj, në këtë rast të Rusisë dhe e akuza e dytë është se është përpjekur të pengojë hetimet ndaj tij, duke shkarkuar ish-drejtorin e FBI-së James Comey. Asnjë president amerikan nuk është ndodhur ndonjëherë përballë një situate të tillë.

Do të jetë Prokurori i Përgjithshëm William Barr i cili do të vendosë se kur do t’i publikojë rezultatet e hetimeve. Aktualisht, ai ka konfirmuar se po e lexon raportin dhe se brenda kësaj fundjave do të informojë Kryetarët e Komisioneve të Drejtësisë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat./Opinion.al

1      

Share: