Home KRYESORE Unë dhe politika – O më raftë mua, ose asaj t’i bjerë...

Unë dhe politika – O më raftë mua, ose asaj t’i bjerë pika…

Nga Kasem Seferi

Zotin Agron Gjekmarkaj për disa vite një shok të mirë, të sinqertë, bashkëpunues, kritikues dhe vlerësues në atë zyrë të viteve të mandatit të Presidentit Topi.

Që prej asaj kohe është rritur më shumë se në moshë, në pjekuri, pjekuri e cila po më detyron të nxitem për të shkruar përsëri (P.S: kam një të metë që gjithnjë betohem se nuk do të shkruaj, por nuk e mbaj fjalën dhe për këtë arsye i kërkoj falje lexuesit të mundshëm).

Ortodoksia e Zotit Rama 2 mbetet vdekja e njohurive që nga ajo kohë kur rritja e njohurive të tij vazhdon të varet tërësisht nga ekzistenca e mos të rënit në ujdi (mospranimit).

Po ta përsëris Zoti Rama: “Dija flet, mënçuria dëgjon.”.

Zoti Rama! “E bërë mirë (sikundër thoni ju, nuk “është më mirë se ta thuash (TI) mirë.”.

Zoti Rama 2 ju jeni fanatiku, më saktë ai njeri që nuk do ta ndryshojë mendjen e tij dhe nuk do ta ndryshojë subjektin e krizës në fjalë.

Po ju kujtoj një diçka popullore që thotë se shakaja është një diçka shumë serioze. Po ashtu dhe faktin se gënjeshtra shëtit gjysmën e botës derisa e vërteta do ta ketë shansin të marrë frymë.

Historia e burrave të mëdhenj të këtij këmbi, për të cilët mburremi dhe betohemi, ose edhe më keq kërkojmë të krahasohemi ose të na krahasojnë servile, thotë se burri bën atë çfarë duhet të bëjë, pavarësisht pasojave personale, pavarësisht prej pengesave, rreziqeve dhe presioneve, dhe kjo ka qenë baza e gjithë moralit të tyre njerëzor.

Po të kujtoj (jo vetëm TY, por edhe atyre në opozitë) vetëm një shembull atë të përnderuarit Hasan Prishtina, që në ditët më të vështira të jetës së tij, la testament që pasuria e tij t’i shkonte arsimimit të shqiptarëve.

Jeni bërë si pesimisti, që te veprimet e opozitës shikon vështirësi në çdo mundësi që ajo pot ë jep, kur bota amerikane ka treguar dhe tregon se optimisti shikon mundësi në çdo vështirësi.

Pikërisht, kjo është arsyeja kryesore përse politikanit i nevojitet aftësia për të parashikuar çfarë do të ndodhë nesër, javën që vjen, muajin që vjen dhe vitin që vjen, dhe, pikërisht, përse duhet të ketë aftësinë që, më pas, të shpjegojë përse nuk ndodhi, ose ndodhi ashtu siç parashikoi ai.

Zoti Rama 2 qëndrimi juaj tani është ajo gjë e vogël që do të bënte një diferencë të madhe në politikën e këtyre 28 viteve.

Përse nuk e bën?!

Nga Napoleon Bonaparti i madh bota mësoi se betejat fitohen me masakra dhe manovra dhe sa më i madh të jetë gjenerali, aq më shumë kontribuon në manovër dhe aq më pak në masakër.

Fjalët e shkurtëra janë më të mirat dhe fjalët e mençura më të mirat e të gjithave, por TI nuk po i thua këto fjalë të shkurtra.

Zoti Rama 2!

Koha po të kërkon të negociosh jashtë frikës që të ka mbërthyer, kur TI kurrë nuk duhet të frikësohesh për të negociuar.

Një program veprimi nga ana JUAJ ka kosto dhe risqe. Por ato janë aq shumë pak në krahasim me kostot dhe risqet e pafund të mosveprimit në kushtet e tanishme.

Zoti Rama 2 koha po ju tregon se në këtë krizë duhet të jeni të vetëdijshëm për rrezikun, por gjithashtu të njihni dhe mundësinë që po ju jep.

Historia e demokracisë nëpër botë ka treguar se jo vetëm një burrë mund të vdesë, por gjithashtu faktin se kombet janë ngritur dhe kanë rënë, por ideja e demokracisë ka rrojtur përgjithmonë.

Një burrë bën atë çfarë duhet, pavarësisht pasojave personale, megjithë pengesat, rreziqet dhe presionet. Tek e fundit kjo është baza e të gjithë moralit njerëzor.

Zoti Rama 2: ndryshimi është ligji i jetës që të tregon se ata që deri tani kanë parë vetëm në të kaluarën, në të tanishmen kanë qenë të jenë të sigurtë se e kanë humbur të ardhmen.

Shikoni çfarë ju thotë kriza me pyetjet e mëposhtme:

Çfarë mendojnë njerëzit?

Cilat janë justifikimet e këtyre mendimeve?

Cilat janë vuajtjet?

Çfarë nevojitet për t’u bërë?

Çfarë mund të bëhet më mirë?

Si duhet bërë?

Një politikan i zakonshëm mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një politikan vizionar mendon për gjeneratat e ardhshme.

Zoti Rama 2 dhe jut ë tjerë pa dallim mos harroni se dyfytyrësia në politikë nuk është rrjedhojë e qëndrimeve dhe moralit të njëjtë, por i atij hendeku që krijon midis asaj që thoni dhe asaj që bëni.

Politika shqiptare deri më sot ka dëshmuar dhe po dëshmon (derisa të ndryshojë) se nuk duhet votuar për kandidatin më të mirë, por për kandidatin që i bën më pak dëm vendit.
Politikanët shqiptarë po bëjnë të njëjtin gabim: harrojnë se janë të zgjedhur dhe asnjëherë nuk mendojnë se janë bërë të mërzitshëm.

Kriza e tanishme ka vërtetuar më së miri se menjëherë sapo politika bëhet tërheqje litari për pjesë në kulaçin e të ardhurave është e pamundur një qeveri e këndshme.

Kriza e tanishme po tregon me shumë forcë si asnjëherë se rreziku më i madh për lirinë dhe demokracinë vjen nga mungesa e njerëzve të cilët janë më se të nevojshëm për një qeverisje moderne, kryesisht, administratorë ekspertë dhe efiçentë që, në mënyrë ekskluzive, interesohen jo për interesat vetiake por për atë që ata e paraqisin si dhe është e mirë publike.

Politikanët dhe magjistarët kanë diçka të përbashkët: të dy bashkë tërheqin vemendjen e njerëzve larg nga ajo që po bëjnë në të vërtetë.

Verbëria e superioritetit të disa gazetarëve vazhdon dhe mbështesë idenë se njerëzit kudo në Shqipëri duhet të zhvillohen dhe të piqen në nivelin e shoqërive perëndimore, por harrojnë se para së gjithash, çdo vend i veçantë gjykohet mbi meritën e progresit që ka bërë në drejtim të lirisë në të gjitha drejtimet e saj.

Vihet re një rënie e kurajës veçanërisht ndërmjet grupeve të elitës intelektuale, duke shkaktuar përshtypjen se ka humbur kuraja nga e tërë shoqëria, por ka shumë individë kurajozë që nuk kanë influencë përcaktuese në jetën publike.

Burokratët e politikës dhe disa intelektualë po tregojnë depresion, pasivitet dhe pështjellim në veprimet dhe deklaratat e tyre, madje më shumë kësisoj në pasqyrimet e tyre teorike për të shpjeguar sa realiste, të arsyeshme dhe sa të garantuara intelektualisht dhe moralisht është të mos e luftosh vesin duke forcuar dobësinë dhe frikën, që ta lidhin gojën dhe të paralizojnë kur merresh me njerëz agresivë që kultivojnë vesin në opinionin publik, sikur duan të thonë se rënia e kurajës konsiderohet fillimi i fundit të luftës kundër vesit me metoda demokratike.

Frika, paniku dhe histeria në mendjen e njerit e çojnë atë drejt absolutizimit të pushtetit, ose drejt metodave për ta shkatërruar demokracinë nëpërmjet shtypjes së lirive civile dhe përndjekjes, shpesh, teknika që kërkojnë t‘i bëjnë njerëzit progresistë të tërhiqen nga jeta publike.

Vihet re një patologji e rrezikshme sidomos në ndërthurrjen e politikës me ekonominë: korrupsioni dhe klientelizmi që shfaqen si një lloj vazhdimi i monopolit të elitave të Partisë së Punës së Shqipërisë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, një kriminalitet i ri, për arsye se organizatat e fuqishme kriminale ende po kërkojnë të ndikojnë, apo të sundojnë proçeset demokratike, sidomos zgjedhjet, duke bërë të mundur që proçedurat demokratike të duken sikur i kundërvihen demokracisë.

Padrejtësitë shoqërore dhe ndjenja e pasigurisë, së bashku, i kanë krijuar Zotit Rama 2 një terren të favorshëm për demagogji autoritare populiste, si dhe për të ngjallur kërkesën për njeriun e fortë, njeriun e dorës së hekurt në politikë.

Lëvizja e opozitës tregon se ajo është sfida më e madhe e elitës politike, është pikërisht lufta kundër ndjenjës së pasigurisë, kundër një rreziku tejet të madh.

Kasem Seferi – ekonomist

Share: