Home KRYESORE Ademi-Veliu debat për krimin: Njerëz të pafajshëm kanë ngrënë plumbin

Ademi-Veliu debat për krimin: Njerëz të pafajshëm kanë ngrënë plumbin

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka debatuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, gjatë një takimi në Shkodër, pak ditë pas vrasjes së dy vëllezërve Bilali.

“Ne duhet të parandalonim ngjarjen. Në këtë histori ka pasur edhe njerëz të pafajshëm që kanë ngrënë plumbin”, i thotë Ademi Veliut.

“Duhet të ketë forca të specializuara, nuk e bën vetëm policia këtu në Shkodër. Këtu është i gjithë pushteti në presion”.

“Kur isha këtu jave nuk më the këtë opinion, nëse situata ndryshon për një javë…”, i është përgjigjur Veliu.

Rreth një vit më parë, ish-Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, pati deklaruar se në Shkodër veprojnë 4 grupe kriminale, por pa identifikuar asnjërin prej këtyre grupeve.

Në të vërtetë, grupet kriminale që veprojnë në Shkodër kanë një histori më shumë se 25 vjeçare, mbushur me vrasje, kërcënime, trafik droge, prostitucion, rrëmbim të pronave, etj. Gjatë viteve, disa prej grupeve u larguan nga skena pas vrasjes së drejtuesve të tyre. Mbijetuan grupet më të fuqishme, ato që ishin organizuar në bazë familje./Opinion.al

Share: