Home KRYESORE CNA.AL: Mega-Skandali i Sanpaolo Bank/ Punonjësit e pushuar nga Veneto Bank i...

CNA.AL: Mega-Skandali i Sanpaolo Bank/ Punonjësit e pushuar nga Veneto Bank i drejton për të punuar Call Center

Merr përmasa qesharake pushimi nga puna i punonjësve të Veneto Banka nga ana e Intesa Sanpaolo Bank. Një lajm i trajtuar edhe nga ana e City News (CNA.al) gjatë këtyre ditëve.

Kjo për aktin skandaloz dhe të paprecedentë se si një bankë italiane, që edhe pse kishte si kusht “mbajtjen në punë të stafit shqiptar”, po njësoj si në të gjitha bankat e tjera italiane apo të huaja, ka bërë të kundërtën.

Në këtë mënyrë, një vendim bashkimi bankash në Itali, që rezultoi “nul” në Shqipëri.

Sipas punonjësve, ndoshta  kjo ndodh edhe prej asaj që  kanë thënë rëndom kohët e fundit, se “Ligji Shqiptar i Punësimit”, favorizon punëdhënësin e huaj.

“Dhe ndaj edhe po ky punëdhënës i huaj na rezulton se bën ç’të dojë me punëmarrësin e tij shqiptar, dhe për më tepër kur ai është një bankë, si në rastin e Intesa Sanpaolo Bank që operon prej vitesh në Shqipëri”, shprehen punonjësit.

Por habia më e madhe rastis të ndodhë sërish nga ana e Intesa Sanpaolo Bank, pas “pushimit kolektiv nga puna”, kur është sërish drejtoresha e Burimeve Njerëzore të Intesa Sanpaolo Bank, znj. Entela Zigori, e cila i sugjeron punonjësve të Veneto Banka të pushuar nga puna, të vazhdojnë karrierën e tyre në Call Center-in e Intesa Sanpaolo Bank, i cili është apo jo  aktivitetit tregtar të kësaj banke, do ta investigojmë në ditët në vazhdim.

Kujtojmë gjithashtu që Qeveria Italiane, Qeveria e cila dha OK për bashkimin e Intesa Sanpaolo Bank me Veneto Banka në vlerën 1 euro, para disa muajsh dekretoi një ligj të veçantë, për ndalimin e funksionimit të industrisë së Call Center-ave jashtë Italisë. Një ligj i Qeverisë Italiane që me sa duket Intesa Sanpaolo Bank e ka hedhur pas “shpine”, kur gjen kurajon dhe u bën oferta bankierëve, punonjësve të Bankës që po blen, në këtë rast Veneto Banka, për të punuar këta të fundit jo në bankë por në një Call Centerin të saj apo partner me të.

Po Banka e Shqipërisë, institucioni që mbikqyr aktivitetin bankar të bankave në Shqipëri a është në dijeni të këtij skandali me përmasa qesharake por ndoshta edhe me shkelje?/CNA.al

Share: