Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Kriza politike/Mesazhet e Ramës për ambasadorin Soreca në lidhje me Bashën

Kriza politike/Mesazhet e Ramës për ambasadorin Soreca në lidhje me Bashën

Në kulmin e krizës politike dhe kur ambasadori i BE-së në Tiranë thotë se nga Brukseli nuk do të ketë ndërmjetës, zbulohen mesazhet e diplomatit me kryeministrin Edi Rama.

Këto foto janë nxjerrë nga një kronikë televizive gjatë ditës së sotme, ku ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka hapur telefonin gjatë një ceremonie me rastin e publikimit të Raportit të Progresit.

Pa dashje ka zbuluar edhe një pjesë nga bisedat e tij me kryeministrin Edi Rama. Ekrani i telefonit të diplomatit italian është i mbushur me mesazhe dhe sinjalizime, por ai zgjedh të shohë çfarë shkruan në WhatsApp kreu i qeverisë shqiptare.

Bëhet fjalë për një bisedë të zhvilluar pak ditë më parë dhe është Rama ai që i dërgon një raport të situatës nga i cili zbulohet një fjali ku thuhet se “…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.

Më pas Rama përmend kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu që nuk kuptohet ku ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet lokale me 6 muaj.

“4. Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetut…” – i shkruan Rama në anglisht, ambasadorit Soreca. Ky i fundit i është përgjigjur shkurt në italisht me fjalët: “Çmenduri”.

“E pe?” – ia kthen Rama?

“Po, e pabesueshme” – e mbyll bisedën ambasadori i BE-së. Në telefonin e këtij të fundit më pas është një mesazh i ditës së mërkurë ku ai e uron Ramën për vendimin e Komisionit Europian që rekomandoi çeljen e negociatave./ Opinion.al

Share: