Home KRYESORE Kush duhet te ik… Nga Genc Mlloja

Kush duhet te ik… Nga Genc Mlloja

Shqiptaret u njohen edhe me nje ‘fejton’ – ftese per dialog te kryeministrit Edi Rama drejtuar kreut te opozites Basha.

Te duket si nje fare kalim kohe te ‘lodrosh’ ne ato rradhe qe nga letra ne leter behen me shpotitese plot tallje e neperkembje ndaj kundershtarit te cilit te ardhmen ia shikon ne humnere bashke me gjithe ate qe Rama e quan ‘grupim politik’ apo sekt i Bashes.

Rralle politikan apo force politike jane shigjetuar si tash nga pena helmuese e Rames, autor i librit ‘Kurban’ qe, nder te tjera, eshte perkthyer edhe ne gjuhen serbe, sic po u ngjet Bashes e aleateve te tij opozitare.

Rama i perserit kundershtarit se kot e ka me protestat se ato po rrudhen sic po humbin energji thirrjet e Bashes para seciles proteste kur njofton ‘fundin’ e KM.
Por Rama publikisht po i tregon Bashes se ‘fundi’ i tij i kerkuar nga opozita eshte ‘pafund’…

‘Ik!’ eshte bere duket moto per ‘Rri Z. Kryeminister!’

Gjasat jane se thirrja ‘Ik!’ eshte bere si adrenaline per Ramen (duket ajo ka zevendesuar drogen per cka pretendohet se perdor ai) dhe shprehje e kesaj eshte se si kreu socialist po e trajton situaten ne te gjithe aspektet e saj brenda dhe jashte vendit.

Ai pretendon se parlamentin e ka plot majtas e djathtas, zgjedhjet do te jene fitimtare te 61 bashkive ne daten e caktuar, nderkombetaret komplet solidare dhe mrekullia shqiptare ne te gjitha fushat po habit boten.

Aspak dyshues nuk eshte ai per hapjen e negociatave me BE. Madje i imponohet Brukselit zyrtar per kete…

Pra me kete torbe te tijen plot Rama nuk tundet perballe Bashes, te cilit shpesh i kujton me miklim se kur Cadra ishte bere me te vertete bunker i demokracise ne mes te Tiranes ky i fundit tinezisht doli nga nje vrime e saj dhe hyri ne katakombet kuvendore prej ku, te gjithe e kujtojne, dukej i ekzaltuar nga pazari me KM kur u foli gazetareve.

E Rama i permbajtur nuk foli, ia la ‘fitoren’ e pazarit te 2017 Bashes. Besoj akoma ky i fundit i ndjen te rrahurat miqesore te shpatulles nga KM ne ate bisede me gazetaret.

Betohet tani kreu demokrat se nuk e ha me ate ‘supe’ por zor se e beson ndokush, madje edhe ne qarqet me te aferta te tij.

E nga ana tjeter ai e ndjen se edhe Rama kete rradhe nuk ka me ne menune e tij te ‘dialogut’ te propozuar ‘supe’, por thjesht buke thate.

Te gjithe e kuptojne se Rames nuk i intereson me as dialogu as Basha se limonin e ka shtrydhur.

Nese ne fillim nuk ndihej mire nga protestat opozitare, tani ato e argetojne Ramen.

Ato i duken sikur i japin force per te vazhduar se, ne te vertete, jane bere tamam shetitje nokturne ne kryeqytet.

Ndonje media amerikane botonte foto te nje protestuesi me vuvuzele perballe kordonit policor tek kryeministria; nuk kishte interes per ato media te huaja as kreu opozitar e as protestuesit anti- kryeminister.

A me te vertete KM e ndjen se po i shteron karburanti revoltes opozitare?

Te enjten e kaluar lideri veteran Berisha u tha shqiptareve se lidershipi opozitar nuk mund te permbaj zemerimin popullor. E thene prej tij krijoi natyrshem enigmen- cfare do te ndodhe me 25 maj? Cfare ndodhi ishte shetitje ne bulevard e ‘rrok e puth’ lideret ppozitare nga dashamiresit e tyre sikur ishte takimi i fundit.

Pyetje: Mos Basha i ashtuquajturi ‘moderatori’ opozitar nuk e pyet me tutorin e tij? Nuk po funksionin me binomi B2? Apo kjo eshte loje e tyre ne pritje te nderhyrjes se nderkombetareve, konkretisht gjermaneve?

31 maji po afron per demonstrimin opozitar te rradhes. Basha e ka fjalimin gati, kopje e fjalimeve te meparshme.
Kurse shqiptaret, fatkeqesisht, kane shume cfare te thone ne kete mizerje ekonomike, sociale e psikologjike qe po ua merr frymen gjithnje e me shume.

Ne te vertete KM Rama me shqiptaret e ka perballjen se keto te fundit shume priten nga premtimet rilindase dhe nga dita ne dite zhgenjimi i tyre rritet prej mos realizimit te premtimeve enderrimtare.

Per momentin kreu socialist driblon mjeshterisht ne kete perballje se akoma populli i thjeshte ne qytet e fshat mbetet i corientuar pasoje kjo e klases 30- vjecare politike qe e mban Shqiperine ne cfare quhet tranzicion.

Rama e ndjen veten te forte kur sfidon edhe ajken e intelektualizmit duke imponuar ne krye te Akademise se Shkencave Skender Gjinushin, kete figure te erret ne cdo tipar njerezor qe e demonstroi ne drite te diellit edhe tani duke shantazhuar me fjale turpi nje gazetare.

Mirepo cdo gje ka nje fund dhe kete do ta percaktojne vete shqiptaret, si gjithmone, se deri kur do te mbeten te varfer, te poshteruar, te kercenuar, peng te politikes hileqare, te mallkuar nga drama anti- kombetare: ‘Shqiptar Ik!’

Share: