Stevo Pendarovski, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve si Presideneti i Maqedonisë së Veriut, ka mbajtur fjalën e tij të parë pas mbylljes së votimit.
Pendarovski, ka falenderuar votuesit e tij dhe në gjuhën shqipe. Ai është shprehur se do të jetë President për të gjithë, duke theksuar se do i shërbejë popullit pa bërë dallime.
“Populli im, faleminderit! Ju falënderohem gjithëve maqedonasve, shqiptarëve, serbëve, boshnjakëve, turqve dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe thamë bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do t’u shërbej me përkushtim të gjithëve”-deklaroi Pendarovski./ Opinion.al E.Xh.