Home KRYESORE “Open Day” i kuzhines profesionale, kush e provon deshiron ta perserise.

“Open Day” i kuzhines profesionale, kush e provon deshiron ta perserise.

“Open Day” ose orët e praktikes se kuzhinës profesionale për individët sqimatare te gatimit cilësor me shije unike, u realizua edhe kete te shtune.

Zonjat, por edhe zotërinje te cilet jane lektore dhe perfaqesues te tjere te Institutit te Eksperteve Fiskale, ne drejtimin e docentit te kulinarise orane IKN, Arben Kokici, shpjeguan dhe gatuan receta si: supe peshku, sallate karcofi, qepujka roso, dhe speca gogozhare, sallate oktopodi te ftohte, oktapode zgare, miks friture, brusketa, rizoto me kerpudha purcini, domate te thata dhe fileto krokante.

Mendoni veten sikur jeni duke i shijuar keto pjeta speciale? Sot zonjat e zoterinte pas dëgjimit, shënimeve dhe realizimit te këtyre pjatave me shije unike qe mund te realizohen vetëm ne kuzhinën e brendit “Neranxi”, i shijuan këto pjata si kurrë me pare.

Ne fakt, ideja e novacioni i bene pjesëmarrësit te ndihen ne një restorant cilësor, por ku merr pjese edhe ti ne gatim dhe, kush e provon thotë qe te jep një ndjesi krejtësisht te veçante dhe unike.

Të gjithë të apasionuarit pas gatimit, familjarët, amvisat apo të gjithë ata që duan të mësojnë një recetë specifike u ofrohet projekti i Institutit Kulinar Neranxi, “Open Day” i cili hap dyert çdo të shtunë për të gjithë të interesuarit.

Share: