Nga Mirilda Tili
Pasuritë e Shqipërisë janë të shumta. Nuk I referohemi vetëmpasurive minerale dhe energjisë, por asaj që është kudo, që rritetvetë dhe është gjithashtu shpresa për të mbajtur të rinjtë në vend, edhe pse të ‘’mbledhësh lule” nuk është puna më e pëlqyer mestë rinjve. Ndaj kjo Shqipëria jonë e vogël me një larmishmeri temadhe biologjike dhe natyrore, është aseti që tregjet botërorekanë vite që na njohin.
Bimët medicinale dhe aromatike janë pasuria që kërkon tëshfrytëzohet në Shqipëri. Në veçanti, zonat malore të sajpërfaqësojnë habitate të rëndësishme për llojet shtazore dhebimore të rralla, disa prej të cilave gjenden vetëm në vendintonë. Ato përmbajnë një larmi të madhe bimësh dhe formashbimore, të cilat kanë një potencial ekonomik që ende nuk ështëshfrytëzuar plotësisht.
Në Shqipëri rreth 10% (e florës natyrore e cila kap numrinrreth 3300 lloje) janë bimë mjekësore dhe aromatike, nga të cilat90% rriten në gjendje të egër dhe 10% janë edhe të kultivuara. Por në pesë vitet e fundit eksporti i BAM –ve kap shifer18’557’784’195 Lekë, ku 94% e vleres mbulohet nga eksportimi ibimëve të përpunuara ose si lëndë e parë dhe 6% e vlerës siEsenca Vajore. Në këto vite vihet re se vetëm bima e sherebelesmbulon rreth 61% të eksporteve.
Pavarësisht të dhënave pozitive që vijë nga eksportet apo edhestudiet e bera, sërish ka ende punë për tu bërë. Xhevit Hysenaj, kryetari I shoqatës së bimevë aromatike dhe esencave vajoreEPCA, shprehet se : “Aktualisht, situatat e biodiversitetit në tëgjithë territorin e vendit nuk duket premtuese, pasi vihen re përkeqësime të habitateve të ndryshme, kryesisht për shkak tëveprimtarisë njerëzore. Një ndikim tjetër në biodiversitetin e vendit tonë vjen nga ndryshimet klimaterike, ndikim i cili pondikon duke çuar në një fragmentim të mëtejshëm të habitateve, veçanërisht ato alpine”.
Më tej, Hysenaj shprehet se: “Trysnia për përdorimin e burimeve natyrore, si nga popullata vendore ashtu edhe sektoriprivat dhe investimet publike është mjaft e lartë. Administrimi izonave të mbrojtura dhe përdorimi i qëndrueshëm ibiodiversitetit nga aktorë publikë dhe privatë, ashtu edhe ngashoqëria civile në Shqipëri, nuk zbatohet në masën e duhur.Bimët mjekësore dhe aromatike janë pjesë e atyre produkteve tëbiodiversitetit që mund të përdoren për përfitime ekonomike”.
Kohët e fundit, sektori i bimëve mjekësore po udhëhiqetnga kërkesat e tregjeve ndërkombëtare dhe kombëtare. Situatanuk është aspak e konsoliduar pasi kërkesa po rritet, dhe përshkak të mungesës së njohurive, procesi i zinxhirit të produktitnga mbledhja në përpunim dhe shitje mund të çojë në produktetë pastandardizuara ose pasoja për ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre.
Për të mbrojtur këtë pasuri kombëtare, Hysenaj shprehet: “Me qëllim që të mbështetet ruajtja dhe mbrojtja e biodiversitetit përbimët mjekësore dhe aromatike, ekziston nevoja për të gjeturmundësi të tjera përveç mbledhjes spontane si dhe nevojaevidente për të rritur njohuritë e të gjithë aktorëve të zinxhirit, duke përfshirë ata të cilët janë të përfshirë në mbrojtjen dheadministrimin e zonave spontane, në sektorin privat si dhebanorët të cilët jetojnë pranë zonave spontane dhe të cilët e kryejnë aktivitetin e mbledhjes në natyrë si pjesë të sigurimit tëjetesës së familjeve”.