Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Gazetarja: Me dhimbsen te punesuarat me shkolle qe raportojne ne Fb “Ne...

Gazetarja: Me dhimbsen te punesuarat me shkolle qe raportojne ne Fb “Ne e beme”…

Nga Eva Idrizllari

Me bejne te qesh ne fb keto “te punesuarat me shkolle” te qeverise se liderit te tyre “shpirteror”, te cilat per te deshmuar besnikerine si votuese dhe nenpunese te besueshme ne sherbimin e tyre ndaj pushtetit qe i mban me rroge, perfitime dhe privilegje, konfirmojne voten e tyre nepermjet sloganit: Ne e beme! 😂😂😂 (domethene e hodhem voten ne kutine e votimit).

Keshtu vezhguesit virtuale te qeverise informohen per besnikerine e anetareve “te organizates kriminale” Rilindja.

Sinqerisht, mua si qytetare nuk me ben pershtypje fakti qe ju votoni. Eshte nje e drejte e juaja. Por me peshtiroseni thjesht nga fakti qe bashkepunoni te vullnetshme dhe pa asnje princip moral dhe qytetar, per te mbajtur ne pushtet nje organizate kriminale qe Shqiperine e ka transformuar ne “Narkoshtet”.

Ky vullnet i juaji per te mbrojtur me vote kete regjim mafioz, iu ben thjesht sherbesetare te mafias. Ky eshte nje degjenerim monstruoz i shoqerise se vlerave dhe idealeve te larta te Demokracise.

Ju mbulofte Turpi!

P.s: Nuk do hezitoja te mbaja kete qendrim per çdo qeverisje mafioze.

Share: