I dashur Kryetar i partise sime Demokratike, jep doreheqjen sot!
Nga Miranda Haxhia
Jam nje demokrate e thjeshte. Me demokrate se shume te tjere.
Kam ndjekur çdo fjale, çdo konference, çdo proteste. E kam idhull Partine Demokratike. Por kete nuk e prisja nga kryetari Basha.
Ike vjet nga çadra, na le brenda te gjitheve. Ne po krijonim histori aty, ti ike fshehurazi. As na fole, as na hodhe syte.
Dole ne krye te tufes nga Parlamenti- nuk me pyete, e as demokratet e tjere jo qe jo. Lajmin e morem vesh nga tv.
Dogje mandatet, une e shkreta mendova: çfare do hane tani kalamajte e ketyre deputeteve? A do kene lek per byrek apo abone autobuzi, a do t’i mbushin dhembet me zirkon apo kauçuk grate e tyre te shkreta…se nuk shtyhet pa pune. Pa pare. E kam provuar vete.
Filluan protestat, une me tim shoq gdhihesha e ngrysesha ne proteste. Çdo darke ndiqja debatet. Per ne, demokratet, asnje nuk fliste. Babai eshte varur ne burgun e Burrelit, ne panele na mbronte Fahriu.
Vajza ime gezon kur gjen nje triko te lire te ‘veshje gjermane te perdorura’, une vuaja te kuptoja thirrjet firmato te rrafinuara te Grida Dumes, ia ngulja syte aq shume nga padija ime, sa burri m’u hakerrye keq.
Nja dy here dolen dhe femijet e mi ne proteste. Pastaj, u bashkuam me LSI-ne. O ma,- me tha i madhi, i sapokthyer nga Anglia. O ma,- pse protestojme ne? Djali i ketyre studion ne shkolla super te shtrenjta, o ma, une punova ne te zeze atje. Nuk m’i hodhi syte, as kur i thashe: hej, o shqipo, jemi koalicion tani.
Desha t’i thosha se nje minister i LSI- se me hoqi nga puna, apo qe mamane e emigrantit tjeter, shok me tim bir, e pushuan nje vit para pensionit, por ngeca me syte dalldisur nga ekrani. Pritej te dilje ti, o Kryetar i Partise Demokratike. Live. U mallengjeva. Shkova te selia e partise.
Por ti fole me inat, as m’i hodhe syte. Asnje demokrati. Nga makine, ne zyre, nga zyra ne mikrofon, nga kamera- ne makine, nga makina…. aeroport. Ti nuk i kape dot hajdutet e droges; as te votes. Ti nuk e ngrite mire çeshjen e korrupsionit te rruges. Sepse nuk i bllokove rrugen kryeministrit, por nxehe e bllokove qytetaret qe ktheheshin te lodhur pune; ti nuk fole njehere per mua, per partine. Nuk erdhe njehere ne lagjen tone. Pse?
Jemi pa mundesi zgjedhje. Pse? Ketu ne qytetin tim, kishim nje kryetar te mire te PD-se. Ai do fitonte perseri sot. Dhe une do votoja per ate. Edhe per PD-ne. Por ju, kokat e medha vendoset qe nuk do votojme. Se na vjedhin voten. Eshte si 50 mije lekeshi qe e ruaj ne fund te xhepit, rri pa grene, por pa deshire te ndahem nga leket.
Sot une po rri ne shtepi. Edhe pse dhjetra e qindra u saktifikuan per lirine, une jam ngujuar brenda. Une ketu e ti aty.
Çfare do bejme? Do ta emigrojme partine Demokratike qe u themelua mbi endrren tone te madhe?
Do terhiqemi zvarre e do tallemi e perqeshemi ende? Pse? Te na talle e fyeje Edi Rama? Apo te na jape leksione demokracie Gramoz Ruçi?
Jep doreheqjen, o Kryetar, dhe le te na drejtoje Belindi. Ai qe u rrit ne partine Demokratike. Apo Skerdilajdi, djaloshi trim dhe me demokrat nga une e nga ti.