Home Ja Pse Shqipëria nuk behet si Zvicera Një popull që tregon votën në publik, nuk meriton demokraci!

Një popull që tregon votën në publik, nuk meriton demokraci!

Nga Mentor Kikia

Secili është në të drejtën e tij, të votojë ose jo. Ta bëjë votën të vlefshme, duke shënjuar kandidatin, apo ta shkarravisë. Eshtë në të drejtën e tij të besojë PS-në apo PD-në.

Por gjëja më e shëmtuar që po shikoj sot, masivisht, nëpër rrjete sociale është publikimi i fotove duke votuar, i gishtave me bojën e shenjuesit apo gishtave pa bojë(per te treguar se s’ka votuar), fotografimi dhe publikimi i fletëve të votimit, me votën pro apo votën e pavlefshme.

Madje në Shkodër, një televizion lokal transmetonte Live edhe nga dhoma e fshehtë e votimit.

Kjo që po ndodh sot nuk është një gjë normale(pavarësisht përgjegjësisë politike), por demonstrimi publik i votuesve është edhe më i shëmtuar. Më duket një demonstrim i karakterit tonë si popull.

Vota është një gjë private, lidhet me bindjen tënde politike, me besimin tënd ndaj një force politike apo një kandidati, është pushteti yt, që e ushtron në mënyrë të fshehtë një herë në katër vjet.

Share: