Unë NUK bëhem pjesë e Votimeve për Pjesëmarrje dhe Përqindje!!!!
Nga Aranita Brahaj
Në fund të viteve 80, sistemi në gramat e fundit kishte një parrullë në murin e çdo dyqani ushqimore: VOTA JUAJ PLUMB PËR ARMIKUN !!!!
Atëherë sukseset në zgjedhje shënoheshin me Pjesëmarrja 99,99999 deri 100% e votuesve.
Kundërshtarë nuk kishte por mosparaqitja në votime ishte të vetë shpalleshe armik i Diktaturës së Proletariatit (sistemi i lavdisë) dhe vrasës i vetes.
Ja pse zgjedhjet e këtij lloji (ku fitore është % e pjesmarrjes) me kujtojnë imoralët e llafazanët e frontit, kollovarët biografiist të partisë shtet, gjoksgropat e heroizmave të luftës, mjelësit dhe karrocierët e lidershipit byroist, dhe të gjithë të uriturit e ushqimoreve pa ushqim.
Nuk është detyra ime qytetare të shkoj në votime ku nuk vlen rezultati por vlen përqindja.!!!! Nuk është detyra ime qytetare të shkoj në votime ku e dimë rezultatin por na duhet edhe përqindja.!!!!