Home KRYESORE Gazetarja e njohur e politikes: Me urdhër partie i hidhet benzinë zjarrit!

Gazetarja e njohur e politikes: Me urdhër partie i hidhet benzinë zjarrit!

Nga Mimoza Kociu

Me urdhër partie i hidhet benzinë zjarrit, për të cuar në vend, vullnetin e kujt e ndjen veten Shtet, të pandalshëm e mbi cdo ligj, normë, llogjikë!

Askujt nuk i shkon nëpërmend se duhet nxitur cdo përpjekje sado e vogël për dialog, e se kjo situatë duhet të skuqë fort, secilin që ka një zë vendimmarrës, që nga rradha e parë, tek ajo e fundit!

Por jo, meraku është të kënaqet i madhi, që do të tregojë forcën e pushtetit e të numrave në kuvend, pa c’rëndësi ka se cfarë prodhohet!

Ky vend ka marrë jo pak njolla turpi, pikërisht për shkak të politikës, e në 2019 e njëjta mendësi prej të forti, që mendon se ky vend mund të përballojë një tjetër njollë! Cfarë po na ofrohet është shembulli i forcës, e forca e shembullit, që u artikulua me retorikë të zgjedhur në shtator 2013 në të njëjtën sallë.

Dhe është thjesht e pështirë! P.S. Qershia mbi torte pastaj, te shfaqurit sikur sapo ke zbritur ne Shqiperi nga nje planet tjeter!

Share: