Home KRYESORE Basha tregon çfarë diskutoi me Presidentin Meta

Basha tregon çfarë diskutoi me Presidentin Meta

Pasi takoi presidentin Ilir Meta për më shumë se 30 minuta, mëngjesin e kësaj të marte kreu i PD-së ka zhvilluar një takim në seli dhe me aleatët e tij opozitarë. Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tregoi se çfarë diskutoi me kreun e shtetit.

Kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza, përmes zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zgjedhjeve të reja lokale dhe siç është shprehur zgjedhjeve presidenciale që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e Presidentit dhe shqetësimin e tij, ia kam bërë të qartë se opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit siç e deklaroi dhe OSBE OHDIR duhet të jenë të lira. Në këtë mënyrë opozita është e gatshme për t’i garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që ëshët dhunuar dhe tjetërsuar”, tha Basha.

Ky takim vjen ndërsa PS do të mbajë në 22 korrik Asamblenë. Një ditë më parë kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë ndryshime në qeveri dhe kryetarët e rinj të dalë nga 30 qershori do të vazhdojnë punën. Po ashtu Rama tha se nuk ka nevojë për plane për të eleminuar opozitën, pasi ajo është në kapacitet të plotë për t’u vetëeliminuar.

Nga ana tjetër Komisioni hetimor i ngritur për shkarkimin e presidentit të Republikës ka vendosur t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marre një opinion të specializuar për këtë rast./ Opinion.al

Share: