Prokuroria e posaçme anti korrupsion (SPAK) po fillon të marrë formë. Me vijimin e procesit të vettingut dhe të konstituimit të këtij institucioni, janë mësuar edhe dy emrat e parë të prokurorëve që do të bëjnë pjesë në SPAK.
Janë dy prokurorët, Arben Kraja dhe Ened Nakuçi, të cilët i kanë kaluar me sukses deri më tani të gjitha fazat e filtrimit në drejtësinë e re.
Arben Kraja është emri i parë që ka kaluar vettingun nga lista e 15 emrave të renditur prej KLP dhe që nuk është ankimuar në kolegjin e posaçëm të apelimit.
Ndërsa prokurori i Krimeve të Rënda, Ened Nakuçi është emri i dytë për të cilin Komisioneri Publik nuk ka paraqitur ankimim të vendimit të dhënë nga KPK dhe prej datës 25 korrik ka marrë formë të prerë.
Lista e emrave për SPAK
– Konfirmohen:
1.Arben Kraja
2.Ened Nakuçi
– Presin afatin
- Manjola Kajana
- Klodian Braho
- Edvin Kondili
– Ankimuar
- Besnik Muçi
-Në vetting
- Altin Dumani
- Anton Martini
- Elisabeta Imeraj
- Enkelejda Millona
- Doroleza Musabelliu
- Ndini Tavani
- Behar Dibra
- Elida Kaçini
- Anita Jella