Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera “Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”…

“Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”…

Nga Capajev Gjokutaj

Sot në mëngjes. Ecje në Parkun e Liqenit. “Ej shqiptar, do nisemi të premten, jo të shtunën, të shtunën është dasma.”, i thotë një 30-vjeçar shokut që ka përkrah.

Më vret veshin fjala “shqiptar”. Në këtë thënie mund t’i japësh vetëm kuptime negative si: i pakujdesshëm, i pavëmëndshëm, njeri që s’para kupton etj. Kjo e fundit më kujton një lumë nunacash si: i trashë, kungull, trap, karafil, guak, tarallak, gallof etj. etj.

Pastaj më kujtohet thënia “Nuk bëhet Shqipëria me shqiptarë”. Buzët më venë vesh më vesh. Si sigurohem se nuk po më sheh kush duke qeshur me vete si i lajthitur, kthehem në rolin e mendimtarit dhe nis e vras mendjen:

Pse jemi kaq të prirut të shajmë shqiptarin? Kur përdorim shprehje të tilla e përfytyrojmë veten brenda bashkësisë së shqiptarëve apo jashtë?

Dëshirojmë të distancohemi nga bashkësia apo mbitheksojmë, indirekt dhe pavetdijshëm, kushtëzimin prej saj? Shajmë bashkatdhetarët apo justifikojmë dështimet tona? Kritikë apo autoterapi?

Share: