Situata e kryetarit te Bashkisë së Rrogozhinës, njëkohësisht anëtar i kryesisë së PDIU, Beqir Nuredini, vazhdon te jete e paqarte politikisht!
Ndersa te gjithe kryetaret e bashkive te kontrolluara nga opozita kane rezistuar kunder procesit te 30 qershorit, sipas tyre te pavlefshëm, ne Rrogozhine pati nje dorezim te pushtetit me vote ne menyre krejt tjeter nga nje drejtues i Partia per Drejtesi Integrim dhe Unitet, PDIU.
Veprimet ne politike kane simbolike dhe sigurisht kjo e fundit kthehet ne moral e si rrjedhim ne elektorat e vote. Nuredini i buzeqeshur dhe duke uruar kryetarin e ri te zgjedhur nga nje pakice e votuesve, thote se nuk do të përplasë njerëzit e qytetit të tij, për një karrige!
Mos valle Nuredini dhe partia ku ai eshte drejtues i larte, duan ti cojne nje mesazh opozites se bashkuar me kete rast? pra ti thone dhe atyre mos i perplasni njerezit per karrige sepse po veproni gabim?!
Deri tani nuk ka nje qendrim zyrtar nga PDIU per kete veprim, vetem ne njeren nga faqet e kesaj partie ne Facebook publikohet lajmi i gazetes Mapo ndaj ketij veprimi te kryetarit te Rrogozhines!
Ndersa ne websitin e saj asgje! A eshte kjo nje carje e opozites se bashkuar!? Moralisht i bie qe po, perderisa njeri prej aleateve vepron politikisht krejt ndryshe nga te tjeret dhe sigurisht demotivon ata!
Ne te tilla raste duhet mbajtur nje qendrim si nga PDIU zyrtare ashtu edhe nga partia me e madhe e opozites PD, por edhe LSI qe kane cuar njerezit e tyre ne mbrojtje te votave te marre ne menyre ligjore dhe moralisht te paster!
Nese mungon reagimi nga PDIU qartazi kjo parti nuk ka institucione funksionale dhe padyshim le per te dyshuar si ne luajalitetin e saj me koalicionin opozitar…
Sigurisht duhet pritur dhe duhet kuptuar ajo qe po ndodh…