Home KRYESORE Pa bashkim te gjithe cameve, nuk ka zgjidhje te kauzes…PDIU ne pushtet...

Pa bashkim te gjithe cameve, nuk ka zgjidhje te kauzes…PDIU ne pushtet si deshtoi…

Sakrifica e komunitetit shkoi dëm për poturet e korrupsionit të PDIU kur ishte ne pushtet.

Për çamët kauza është një instrument i rilindjes politike. Ajo që e bën një problem therës dhe të patolerueshëm per komunitetin çam është fakti se ka një diferencë se si Kuaza ndihet dhe përjetohet nga çamet dhe nga shqiptarët dhe, nga ana tjetër se si kjo çështje u trajtua këto vite nga të zgjedhurit e këtij komuniteti ne instrumentet politike te pushteteve.

Duket se përfaqësuesit që ka nxjerrë komuniteti çam deri tani nuk e kanë përfaqësuar denjësisht këtë çështje. Pritej shumë nga PDIU-ja e Shpetim Idrizit që u krijua nga shkrirja e dy grupimeve politike disa vjet më parë dhe qe premtoi bashkimin e Cameve dhe ndaj emertimit te partise pare came ju shtua ne emer dhe motivi qendror dhe strategjik i Unitetit.

Komuniteti cam u ndie mire kur Partia e tyre per Drejtesi e Integrim u be Partia per Grejtesi Integrim dhe Unitet e ne te ishin pjese te gjithe faktoret dhe aktoret e reedesishem te komunitetit.

Kjo parti kishte një detyrë kryesore dhe të paneglizhueshme bashkimin e te gjithe cameve dhe legalizimin e çështjes çame. Por, PDIU-ja gjate pushtetit te saj e braktisi totalisht këtë cështje duke marrë drejtori nga ato “që bëjnë para” pa asnjë lidhje me diplomacinë dhe cështjen came.

Korruptimi ka qenë e vetmja levë që ka mbajtur deri më tani në këmbë një parti që ka treguar një luajalitet dhe një besnikëri deri në neveritje ndaj një pushteti që ka miratuar edhe akte antikombëtare, siç është marrëveshja me Greqinë për detin, siç është regjistrimi i popullsisë sipas oreksit të Athinës, derisa erdhëm te Rezoluta që u bë si të thuash ‘kali i betejës’ për PDIU-në dhe që në fund rezultoi një fiasco komike.

Kalimi i Idrizit here nën siglën e PD e here nen siglen e PS dhe fakti që ata nuk marrin dot më deputet nga komuniteti por ne parlament tashme jane jo Cam nen siglen e kesaj partie came, e shkrin totalisht moralin cam ne këtë parti, sepse e ktheu Komunitetin te perfaqesuar realisht me një parti joparlamentare.

Gjithë sakrifica e komunitetit çam, shkoi dëm, për leket e korrupsionit të drejtuesve te kesaj partie dhe nje gje e tille nuk mund te kalohet vetem me autokritika nga drejtuesi i saj Shpetim Idrizi!

Duhet padyshim nje analize e plote, e hapur me Komunitetin dhe te analizohet ze per ze nese kritikat dhe aludimet publike qe Athina ka hedhur para per ta sabotuar kete Kauze kane arritur deri ne drejtues te kesa partie politike.

vazhdon…

Share: