Home KRYESORE Policia e Shtetit rrethon godinën e Teatrit Kombëtar

Policia e Shtetit rrethon godinën e Teatrit Kombëtar

Forca të shumta policia kanë rrethuar në orët e para të mëngjesit godinën e Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në fillim në vend ishin të pranishme forca të policisë private dhe më pas atyre iu janë bashkuar dhe efektivët e Policisë së Shtetit.

Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se sot nuk do të nisë shembja e ndërtesës, por do të largohen materialet të cilat do të dërgohen tek teatri Turbina. Sipas burimeve, prezenca e Policisë është bërë e nevojshme pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit nuk lejon zhvendosjen e këtyre materialeve.

Prej ditësh një pjesë e shoqërisë civile, artistë dhe qytetarë kanë qëndruar ditë e natë para godinën së teatrit për ta mbrojtur atë nga shembja./ Opinion.al

Share: