Home KRYESORE Rama nuk tërhiqet nga shembja e Teatrit: Minoranca nuk mund ta marrë...

Rama nuk tërhiqet nga shembja e Teatrit: Minoranca nuk mund ta marrë peng

Kryeministri Rama e ka cilësuar pengmarrje aksionin e sotëm të qytetarëve të cilët kanë hyrë në godinën e Teatrit Kombëtar, të rrethuar me forca policie.

Rama shkruan në Twitter se ata përfaqësojnë një minorancë në komunitetin e artistëve dhe thekson se Teatri i Ri do të ndërtohet pasi të shembet i vjetri.

Kryeministri krahason ndërtimin e Teatrit të ri me Stadiumin e ri.

“Asnjë minorancë nuk mund të marrë peng asgjë e askënd në këtë vend. Megjithë respektin për një minorancë aktorësh teatri dhe politikanësh që s’kanë hyrë kurrë në teatër, po janë mësuar të bëjnë teatër me çdo gjë,Teatri i ri Kombëtar do të ndërtohet si plan e përgjegjësi qeverisëse

Teatrin e ri Kombëtar e kërkon kryeqyteti, vendi, kombi e shumica e komunitetit të artistëve të skenës. Njësoj si Stadiumi i Ri kombëtar ai do të jetë një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë që duam. Kush s’është dakord është i respektuar,po s’ka as mandat as të drejtë të pengojë” shkruan Rama në Twitter. /Opinion.al

Share: