Home KRYESORE Shkarkohet Myftiu i Tiranes!

Shkarkohet Myftiu i Tiranes!

Komuniteti mysliman i Shqipërisë ka liruar nga detyra Myftiun e Tiranës Ylli Gurra. Ai do të zëvendësohet nga myftiu i ri Lauren Luli. Ndërkohë Gurra do të marrë postin e këshilltarit të Kryetarit të KMSH.

Kryetari i Komunitetit H. Bujar Spahiu realizoi një takim në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës ku u prezantua edhe myftiu e ri të Tiranës. Spahiu vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë por gjithashtu vlerësoi punën e bërë deri tani.

Njoftimi i KMSH:
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Bujar Spahiu zhvilloi një takim në selinë e Komunitetit Mysliman me imamët e xhamive të Tiranës, ku prezantoi myftiun e ri të Tiranës, z. Lauren Luli.

Gjatë takimit kreu i KMSH-së vuri theksin në dhënien e një impulsi të ri institucionit të myftinisë. Gjithashtu z. Spahiu vlerësoi punën dhe kontributet e deritanishme në këtë myftini.
Myftiu i ri i Tiranës, z. Lauren Luli është teolog. Ai ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Islame në Bursa të Turqisë dhe më pas masterin shkencor në Shkencat e Hadithit në KU Bedër, Tiranë. Ai ka ushtruar detyrën e tij si imam dhe myfti si dhe prej dy vitesh mbante postin e nënkryetarit të KMSH-së.

Imamët e Myftinisë së Tiranës mirëpritën emërimin e z. Luli në këtë detyrë si edhe shprehën gatishmërinë për të bashkëpunuar dhe çuar përpara shërbimin fetar në kryeqytetin e vendit.
Ish Myftiu i Tiranës z. Gurra tashmë mban postin e Këshilltarit të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë./Opinion.al/

Share: