Home KRYESORE Shpëtim Idrizi dhe PDIU dështime të njëpasnjëshme ne dem te Kauzes Came!

Shpëtim Idrizi dhe PDIU dështime të njëpasnjëshme ne dem te Kauzes Came!

Nese nuk i themi te vertetat hapur ato do te harrohen dhe perseritetn dhe Kauza Came do te deshtoje sic edhe ka ndodhur!

Shpëtim Idrizi mund të quhet me plot gojë si politikani më i dështuar i politikës shqiptare ne drejtim te nje partie me nje Kuaze te qarte. PDIU doli nga zgjedhjet e fundit me 3 deputetë, por mes tyre nuk ishte aspak kreu i partisë dhe per me teper kjo bëri që ai t’i humbasë ata rrugës.

Nga ana tjeter Idrizi ka mbetur krejt i vetëm, pasi dhe shumë këshilltarë i kanë ikur drejt PS. Qartazi kalimi i tij në opozitë nuk ishte vetëm për të sulmuar qeverinë, por ishte lëvizje strategjike e tij për të mbetur “gjallë” në politikë, pavaresisht nje “vdekje klinike” te Kazues se drejte Came!

Nëse marrim me radhë të gjithë karrierën e tij politike, Idrizi ka ditur vetëm të kalojë nga njëra aleancë në tjetrën dhe ata që e kanë mbështetur i ka hedhur pas.

Kujtojme qe ishte Fatos Nano që e promovoi i pari Idrizin duke e bere drejtor Dogane dhe drejtor Tatimesh, por Idrizi kur Nano kërkoi firmën e tij për të kërkuar kandidimin për postin e presidentit, nuk ja dha!  Më pas Idrizi iku nga Nano e shkoi te Berisha.

Pasi e djathta humbi zgjedhjet, Idrizi shkoi drejt pushtetit, pasi në 2015 firmosi aleancën me Ramën. Nga Rama më pas shkoi te Ilir Meta. Kur PD hyri në çadër, Idrizi u bashkua me LSI kundër Ramës dhe kjo solli pastaj paktin e 17 majit. Më pas iku nga Meta dhe shkoi sërish te Rama. Tani Idrizi ka shkuar në opozitë te Lulzim Basha.

Dështimi me çështjen çame

Kauza e PDIU është mbrojtja e çështjes çame, por në të vërtetë deri më tani kjo kauzë është mbrojtur vetëm në studio televizive, pasi Idrizi dhe PDIU nuk kanë propozuar asnjë nismë, platformë a diçka tjetër që do i japë zgjidhje kësaj situate.

Për sa kohë ishte në aleancë me PS dhe kishte disa poste, Idrizi nuk fliste fare për çështjen çame. Tani deklaron se Rama nuk e zgjidhi çështjen çame! Por, edhe kur ishte në koalicion me PD vitet e mëparshme nuk pati asnjë zhvillim faktit qe ta ngrinte Kauzen ne lartesi pushteti.

Pra PDIU duket se më tepër ka ecur pas interesit sesa ka ndjekur kauzën e saj. Ajo që e dëshmon më së miri kete karakter është fakti se PDIU ka marrë deputetë dhe këshilltarë atje ku s’ka fare çamë. Një ndër këto vende është Dibra.

Por dhe në vendet e tjera kanë qenë deputetët që kanë fituar me forcat e tyre, pasi Idrizi nuk ka dhënë asnjë mbështetje. Pra mund të thuhet qartë se Shpëtim Idrizi mbetet politikani më i dështuar dhe tashme eshte braktisur nga kontribuesit e vertete came te cilet kane gjurme ne historine e kesaj kauze e qe kemi folur ne artikujt e shkuar.

Vazhdon…

Share: