Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Si e përjetova me frikë, takimin e parë me Pablo Escobar?

Si e përjetova me frikë, takimin e parë me Pablo Escobar?

Nga Kreshnik Spahiu*

#shpërndaje

Ishte mbrëmje dhjetori. Shiu që binte me rrebesh dhe vetëtimat drithëruese më penguan ta dëgjoja zilen e telefonit: “Alo Kreshnik, jam Carlos Guerero”.

Carlos ishte shefi amerikan i anti-korrupsionit dhe krimit në Shqipëri. Carlos ishte me origjinë Bolivian por jetonte në Washington prej 30 vitesh si dhe punonte për USAID. Në atë periudhë administronte të gjithë projektet e zyrave tona për denoncimet e krimit.

Alo, Alo Carlos mezi të dëgjoj – i thash: “Çfarë ka ndodhur?”

“Eja urgjent Kreshnik, së bashku me stafin e ngushtë se kemi rënë në gjurmët e kriminelit kolumbian Pablo Escobar- më tha.

Fillova të qesh: Ndjesë Carlos por Escobar ka shumē vite që e kanë vrarë.

Jo jo Kreshnik, gabohesh. Kemi prova që ai jeton nē Shqipëri. Eja urgjent pranë Bllokut dhe do ju tregoj ku strehohet Pablo Escobar- theksoi sërish Carlos

U vesha i habitur dhe i telefonova stafit paksa me ndrojtje pa i treguar arsyet pse na kërkonte shefi.
Pas 15 minutash të gjithë me 3 makina, kishim rrethuar Carlosin dhe prisnim në ankth, se ku duhet drejtoheshim.

Wellcome miqtë e mi: Pablo Escibar është gjallë dhe ne duhet t’ja dorzojmë provat FBI-së: tha Carlos shumë serioz dhe mori drejtimin duke u futur në restorantin me emrin “COLUMBIA”. Brenda lokali ishte i dekoruar vetëm me fotot e kriminelit kolumbian.


Plasi e qeshura me lot….


Mos qesh Kreshnik- foli Carlos: Pablo jeton në zemrat e çdo shqiptari. Pas kësaj darke ne do shkojmë për një kokteil tek Bar: Esco-Bar. Problemi është që janë 5 bare me emrin e tij në kryeqytet.


Gjitsesesi kur të mbarojmë mund të shkojmë edhe të dëgjojmë muzik tek Pub “Al-Capone” ose tek Bar: “Corleone”.


Kjo është Shqipëria juaj Kreshnik. Kjo është krenaria e rinisë shqiptare.


Kudo Tirana është pushtuar me emra kriminelësh ndërkombëtar: Don Corleone, Al Capone, Escobar, apo me emra vendesh mafioze Columbia, Siçilia etj. Pa llogaritur komunistin “Che Gevara” që është bërë si hero kombëtar i shqiptarve!

Kishte të drejtë shefi im latino-amerikan. Befas vrava mendjen dhe për çudi nuk gjeja dot asnjë lokal me emrin Ismail Qemali, Isa Boletini, Ndre Mjeda, Gurakuqi, Hasan Prishtina…..


As heronj të artit nuk gjeja dot sepse ne
s’kemi restorante apo bare që të quhen: Sandër Prosi, Rikard Larja, Kadri Roshi,


Apo këngëtarësh: Vaçe Zela, Avni Mula, Ibrahim Tukiçi etj.


Larg qoftë po hape ndonjë lokal me emrin Dritëro Agolli, sepse të nesërmen s’do kesh asnjë klient.
Fundja nuk kanë faj. Me këto emra do tallej mileti dhe do falimentonte çdo biznes.


Kjo është Shqipëria ime…..


E gjitha kjo histori mu kujtua sot, tek po pija kafen e mëngjesit, nē barin poshtë zyrës time në Berlin i cili quhet “Balzac Coffee”.


Ndodhet përballë Restorant “Einstein” dhe nga e mjata e Eis-Coffee “Juhann Goethe” ose në të djathtë ndodhet Restoranti portugez “Vasco da Gama”


Ah sikur ta dinte “Vasco da Gama” sa larg oqeanit ndodhej në glob Shqipëria …..

Ju lutem, nëse ju pëlqen #shpërndajeni

Share: