Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Soreca per Teatrin: çështja në fjalë është politizuar ndjeshëm

Soreca per Teatrin: çështja në fjalë është politizuar ndjeshëm

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, i është përgjigjur sot interesit të medias lidhur me çështjen e Teatrit Kombëtar, qendresës për mosshembjen e godinës së tij dhe vendimit të qeverisë për ndërtimin e një Teatri të ri.

Gjatë një aktiviteti informues në lidhje me “Za Fest”, një festival që do të zhvillohet në zonat malore të Veriut të Shqipërisë, Soreca u shpreh se janë autoritetet shqiptare ato që vendosin për shembjen apo jo të godinës ekzistuese, duke theksuar se çështja në fjalë është politizuar ndjeshëm.

Kjo cështje është shumë e rëndësishme, pjesë e një debati intensiv që po bëhet në shoqërinë shqiptare që janë përfshirë shumë ndjesi, ndjenja, dhe është një cështje delikate por edhe e politizuar.

Nuk na takon ne që të themi nese duhet të ketë një ndërtesë të re apo rinovim të ndërtesës së vjetër, këtë e thanë autoritetet shqiptare. Pozicioni ka qenë mjaft i qartë që nga shtatori i vitit të shkuar”, ka thënë Soreca.

Sipas ambasadorit të BE-së, ligji dhe sundimi i shtetit ligjor është parimi ku duhet të bazohen autoritetet shqiptare në marrjen e vendimit të duhur, duke mos komentuar kërkesën e presidentit të Republikës, Ilir Meta, të depozituar javën e shkuar në Gjykatën Kushtetuese, për të shpallur antikushtetues ligjin për shembjen e godinës së TK-së.

Është lancuar tender, kritere të qartë dhe transparente për këtë projekt dhe po ashtu të ketë një qasje të drejtë dhe të ndershme në lidhje me këtë cështje. Mendoj që kjo është një cështje e cila vazhdon të ketë debat të madh në Shqipëri.

Për ne, sic e thashë, është e rëndësishme të respektohet sundimi i ligjit. Procedurat e tenderit të jenë në përputhje me ato të BE, tenderi është i hapur deri në shtator, e rëndësishme është cështja e konkurrencë së lirë dhe të drejtë dhe ai të jetë i hapur deri në 19 shtator”, tha ai.

Share: