Edhe çështja e Kosovës, në funksion të të drejtave shqiptare atje, ka nisur nga politika amerikane. Ishte presidenti amerikan Rçard Nikson, i cili në vitin 1974 i kërkoi me presion këmbëngulës presidentit jugosllav Josif Broz Tito, që Kosova të shpallej republikë jugosllave. Dhe ishte ky presion politik që e deryroi Titon që, me kushtetutën jugosllave të vitit 1974, t’i jepte Kosovës autonominë e gjerë, me anë të së cilës ajo krijoi identitetin e vet shqiptar.
Sot pyetja nr 1 eshte: A do ta ngrerë si çështje politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore denoncimin e genocidit grek antishqiptar në Çamëri?
Ne keto dite mund te themi pa frike JO, sepse Tirana politike me “gjumin” qe po bejne organizimet politike came nuk do te kete me kërkesë per çështjen çame në mbrojtje të dinjitetit të shkelur shqiptar!
Historia e një populli është identiteti i tij. Dhe entiteti çam eshte ekzistent. Mashtrimi grek për çështjen çame nuk ka bindur askënd, por nuk kemi një parti politike came në Tiranë që entitetin çam ta kthejë dhe ta paraqesë si identitet shqiptar ketu dhe ne bote!
Nuk ka entitet pa identitetit.
Sot jemi tërësisht në kohën e identiterit shqiptar në Ballkan: grekët duhet te përgjigjen për genocidin antishqiptar në Çamëri dhe të pranojnë detyrimet mbi pronësinë dhe pastrimin etnik në periudhën,1944 – 1946, në Çamëri; territor prej 18 000 kilometrash katrorë, i banuar prej shqiptarësh etnikë, pa përmendur këtu shpërnguljet e shqiptarëve çamë me ndërrim në Turqi, përgjatë viteve 20′ dhe 30′ të shekullit që kaloi.
Po kush eshte ajo parti politike qe mund te beje qe kjo e vertete te degjohet nderkombetarisht!?
Partia per drejtesi integrim dhe unitet (PDIU) me ne krye Shpetim Idrizin e ka vertetuar katerciperisht qe nuk mundet!
Partia per Drejtesi dhe Integrim me ne krye Tahir Muhedinin e cila ka realizuar hapat e pare te nderkombetarizimit te kesaj Kauze te Drejte, nuk ekziston me se u shkri dhe u bashkua me PDIU…
Aleanca Popullore me ne krye Artur Dojaken qe ka patur qendrime te qarta dhe te drejta politike ndaj Kauzes, nuk po punon sa duhet…
Pra, duhet thene qe jane gjasat qe Ceshtja Came te behet si Ceshtja Kosovare e viteve 1990, por nuk kakush ta beje!? Ndoshta jo… duhet pritur akoma!
Kauza eshte, por tani nuk ka kush ta levize…!?