Home KRYESORE Trondit nena e vajzes se perdhunuar nga babai! Mbajeni vajzen, por me...

Trondit nena e vajzes se perdhunuar nga babai! Mbajeni vajzen, por me jepni florinjte…


Pak ditë më parë u publikua historia tronditëse e një vajze e cila ishte abuzuar nga babai i saj.

Pas bërjes publikë të ngjarjes, policia duke u nisur nga dëshmia e vajzës vuri në pranga babain abuzues.

Por, kjo ngjarje ende vijon të trondis opinionin shqiptar, pasi nëna e vajzës së dhunuar ka telefonuar në redaksinë e emisionit televiziv ku u publikua ngjarje për herë të parë, dhe ka kërkuar florinjtë e vajzës, duke iu referuar kështu, unazës së fejesës, së bashku me dhuratat që i fejuari i ka bërë ditën e lidhjes së tyre.

 “Mbajeni vajzën , dua florinjtë” -kështu e nis bisedën nëna e 18 vjeçares së dhunuar seksualisht nga babai i saj për tre vite rresht.

Mësohet se në redaksinë e emisionit televiziv kanë ardhur dhe më herët mesazhe kërcënuese nga të afërm të familjes, të cilët kanë braktisur vajzën që rrëfeu dhunën e ushtruar nga babai.

Përveç nënës, stafi i emisionit është kërcënuar dhe nga vëllai i vajzës 18 vjeçare që u përdhunua disa herë nga babai i saj./ Opinion.al E.Xh.

Share: