Home KRYESORE Voltana Ademi: Kemi video te sakta te manipulimit ne zgjedhje!

Voltana Ademi: Kemi video te sakta te manipulimit ne zgjedhje!

Kryetarja e Bashkise Shkoder ne emisionin Provokacie te Mustafa Nanos tha se disponin video ku qendrat e votimit jane mbyllur me ore te tera dhe se kane mbushur vete kutite…

Ne kemi dokumentim, video të sakta të Qendrave të Votimit për të kuptuar sa falsitet dhe sa komediane është ajo që proklamohet si rezultat i ashtuquajtur fitimtar. Kemi video të njerëzve që kanë shkuar për të votuar, është disa herë më i ulët se ajo që deklaron KQZ. Kemi fakte të Qendrave të Votimit ku janë mbyllur dyert me orë të tëra dhe mbushnin kutitë e votimit”. Ajo u bëri thirrje anëtarëve të KQZ që të përballen me vetëdijen që u takon për të mos u përballur nesër me padi penale.

Pjesë nga biseda në studio

Nano: Nëse jeni në gjendje ta provoni, ky është lajm

Ademi: Mund t’ju dërgoj videot dhe t’i shihni.

Nano: Po videot çfarë kanë?

Ademi: Janë Qendra Votimi të mbyllura dyert, ku komisonerët kanë dalë nga ora 9 pa 20 e darkës te ambulanca në qendër të Shkodrës.

Nano: Mua do më kesh në krahun tënd, kjo akuzë është e rëndë. Dua të marr vesh nëse po hidhni baltë apo po thoni të vërtetën.

Ademi: Mjafton të verifikojmë edhe firmat e hedhura, mjafton të verifikojmë sistemin TIMS. Besoj që kjo duhet të bëhet. Këtë po i kërkoj edhe KQZ-së. Vlen për të gjithë pavarësisht çfarë përfaqësojnë aty./ Opinion.al

Share: