Home KRYESORE Basha: Mendime të ndryshme brenda opozitës, jo përçarje. Një mesazh Metës

Basha: Mendime të ndryshme brenda opozitës, jo përçarje. Një mesazh Metës

Lulzim Basha thotë se në kampin opozitar nuk ka përçarje edhe pse tre parti LSI, PAA dhe PR kërkuan të regjistrohen në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit, pas dekretit të Presidentit Meta, por këtë hap nuk e ka bërë PD edhe pse është shprehur se njeh dekretin e Presidentit.

Por për Lulzim Bashën, kjo nuk do të thotë aspak se opozita po përçahet. Ai thekson se mbështet dekretin e Metës për 13 tetorin, ndërsa shkon edhe më tej se ata që nuk e zbatojnë atë do të mbajnë përgjegjësi.

“Nuk ka përçarje mes opozitës. Të gjitha institucionet duhet të zbatonin dekretin e Presidentit dhe të gjithë do të vihen përpara përgjegjësisë ligjore dhe penale. Mund të vonojë, por nuk do të harrojë”, tha Basha.

Po ashtu ai pati dhe një përgjigje për Presidentin Ilir Meta, i cili pak ditë më parë tha se opozita duhet të ndjek shembullin e opozitës serbe kundër Sllobodan Millosheviç.

“Presidenti po përpiqet të ndihmojë në zgjidhjen e krizës, thelbi është i njëjtë, duam të vijmë në pushtet me zgjedhje, qëndrimi ynë ndaj zgjedhjeve të organizuara nga Rama ka qenë i qartë, transparent dhe i faktuar pas 30 qershorit. Ne duam zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje pa Ramën në një ditë me zgjedhjet vendore dhe kushtetuese. Procesi kërkon dialog dhe ne e kemi bërë të qartë ndërkombëtarëve se jemi gati të kontribuojmë dhe janë një palë që e kanë refuzra dhe pala ëhstë Rama dhe kupola e organizatës së rilindjes. Ky është një zhvillim shumë i rrezikshëm, se po refuzon zgjidhjen e krizës mes parimeve evropainë, jo përmes pazarit se do Pazar dhe jo përmes normave demokratikë”, tha Basha, i cili theksoi se opozita do të jetë në protesta edhe në sezonin e ri parlamentar. / Opinion.al

Share: