Ndërkohë që bëhet konsituimi i këshillit bashkiakt të Kamzës, ku edhe është betuar kryetari i ri, Rakip Suli, ka ardhur edhe reagimi i nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet se sipas tij po betohet një bandë tjetër e Ramës, që synon të rrëmbejë bashkinë e Kamzës.
Reagimi i plotë:
Te mjere dhe te neveritshem. Ne kaos total , me fytyra qe sado i ngerdheshnin me sforcim per te nxjerre ndonje buzeqeshje, nuk e fshihnin dot as sikletin e as friken per ate qe po benin.
Nje bande qe po betohej ne emer te Rames se do te grabisi dhe bashkine e Kamzes edhe pse jane koshiente se po shkelin dhe ligjet dhe Kushtetuten.
Jane te menderosur e ne siklet jo se kane seder e personalitet, jo se morali i tyre nuk ju a lejon te grabisin cfare nuk eshte e tyrja por sepse kete po e bejne publikisht, ne sy te te gjitheve. Prandaj jane dhe te trembur se e dijne po kaq mire qe jo vetem nuk do te munden ti mbajne por dhe do te pergjigjen ligjerisht dhe pertej ligjit, shume shpejt, nga i pari deri tek i fundit; nga biba ne KQZ tek biba ne prefekture per keto qe po bejne. Ashtu sic po hyni, si grabites , ashtu dhe do dilni shume shpejte.
“Hapuni” sa te mundni tani, po mbi zjarr po “hapeni”/standard.al