Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Debati ne distance midis dy gazetareve per Patetizmin dhe Atdheun…

Debati ne distance midis dy gazetareve per Patetizmin dhe Atdheun…

Nga Adela Kolea

Një gazetare shqiptare ( Erjona Rusi) kishte dëgjuar komentin në avion, në të afruar të Tiranës, të një emigranteje shqiptare nga Anglia:

“Sa e shëmtuar që është Tirana…!” 🤔🌏🛬

Dhe pas këtij opinioni – “agresive e të rrëmbyer” do ta quaja atë emigrante anglo-shqiptare, se ka mënyra e mënyra për të shprehur një mospëlqim fundja – gazetarja, profesioniste e fjalës, i lejon vetes një pyetje, që ia drejton emigrantëve:

(Nga statusi i saj)


” Nje pyetje kam per ju qe vini çdo vere: Kur sju pelqen, pse ktheheni more? Na lini rehat neve qe jetojme ketu ne kete “shemtine” tone.

Se nuk e di per ju, por une nuk i nderroj me asnje vend te botes rrugicat e Shkodres, qetesine e Shirokes, reren e Velipojes, magjepsjen e Valbones, lartesine e kanioneve te Osumit, mengjesin e Livadhit, ngjyrat e Dhermiut, gurgullimen e lumit te Shales, aventuren e Thethit, freskine e Dajtit, rrugicat e Liqenit, shetitjen e pedonales, bardhesine e Voskopojes, madje madje as ate kafenene e perhershme qe me eshte bere si shtepi e takoj njerezit me te dashur.

Se ngado qe shkoj, edhe pse mahnitem, prap mezi pres te kthehem te ajo kafene e tek gjithçka qe eshte e imja po aq sa e juaja.”

Atëherë, unë them që patetizmi shqiptar është i habitshëm!

Në radhë të parë, ky mentalitet racist në lidhje me emigrantët: “Pse vini kur vendi s’ju pëlqen?!”, është diçka absurde.

Pasi asnjë vendas nuk duhet t’i lejojë vetes që emigrantit t’i drejtohet me një: “Pse vini?!”
Kjo është pak por, e sigurt!

Në radhë të dytë, sidomos dikujt që ka shëtitur botën, panorama që të shfaqet para syve në rrethinat e Rinasit, nuk mund t’i duket detyrimisht spektakolare – përtej afeksionit dhe anës emotive për kthimin në tokën mëmë – si për nga natyra, si për nga harta strukturore, planimetrike apo nga ato shtëpitë e mbira si kërpudha pas shiut, pa kriter mes fushave e që, dy ndërtime njëlloj përsa i përket stilit, s’i gjen. Ca ndërtime lënë përgjysmë, etj…

Unë jam e para që promovoj Shqipërinë me sa mundem, për profesion e pasion.

Tirana ime më duket unikale, jo vetëm se ndjenjë vendlindjeje kjo që s’ta ofron asnjë vend në botë por, edhe sepse është punuar e është zbukuruar shumë nga ana arkitektonike e urbanistike, objektivisht.

Veç, të fillojmë patetizmin si kjo gazetare, me:
“O malet’ e Shqipërisë e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule, q’u kam ndër mënt dit’ e natë!

Ju bregore bukuroshe e ju lumenjt’ e kulluar!
Çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar!”, këtë t’ia lëmë Naimit ose më mirë, t’i mbajmë mirë të ruajtur në zemër secili, pa qenë nevoja për patriotizma të fryrë, për “pasaporta identitare” retorike demonstruar vend e pavend …

Share: