Protagoniste për recetat-menu të kësaj diete janë erëzat dhe bimët aromatike!
5 rregulla për një dietë efikase
Kalori: duke përfshirë mëngjesin dhe dy snacks normale të frutave, kaloritë totale të një dite janë rreth 1300. Një kontribut energjik që lejo të bini nga pesha 250 në 500g në javë.
Mëngjesi dhe mesvaktet: në mëngjes llogarisni një pjesë prej 30g tërshërë, bukë të thekur integrale ose biskota me 100-150 g kos ose qumësht me pak yndyrë, ose kos vegjetal si kosi i sojës. Plotësojeni me një frut. Midis mëngjesit dhe pasdites mos harroni të konsumoni fruta të freskëta, në formën e lëngjeve, ose smoothie.
Marinuesit: vaji më i përshtatshëm është gjithmonë vaj ulliri ekstra i virgjër dhe masa standarde për çdo vakt është një lugë e gjysmë, ekuivalente me 15 gram. Megjithatë, duke mbetur brenda kësaj doze ju mund të zgjidhni ta miksoni në mënyrë të ndryshme.
Perimet: Pesha e perimeve, përveç se kur është e nevojshme, nuk është e limituar. Megjithatë, sasia normale midis 100g dhe 200 g është e përshtatshme për një dietë te balancuar.
Zëvendësime: në varësi të shijeve personale, ju mund të ndryshoni sasitë e drithërave në krahasim me ato të recetave, por mbani parasysh gjithmonë sasinë e rekomanduar. Nëse nuk jeni vegjetarian, ju gjithashtu mund të zëvendësoni burimet e proteinave, të tilla si burger me perime, tofu ose kos soje, 100 g peshk ose mish të bardhë të ulët në yndyrë.
E hënë
mëngjesi:1 tas me kos soje, tërshërë dhe fruta pylli
dreka: 200 g djath soje tofu Valsoia me patate të ëmbla të marinuara me fara kopre në avull
darka: Orecchiette me krem lulelakre të aromatizuar, kaperi, hudhër me vaj ulliri dhe spec djegës.
E martë:
mëngjesi: 2 feta bukë integrale të thekur me reçel kumbulle, 1 gotë qumësht tërshëre Valsoia
dreka: Supë thjerrëzash të kuqe dhe qepë të njoma, pak spec djegës, vaj ulliri ekstra i virgjër, gjethe dafine, piper i zi, majdanoz dhe pak xhinxher. Plotësojeni me sallatë selinoje të marinuar me vaj ulliri ekstra të virgjër, piper dhe kripë Himalaje, koriandër për më shumë shije dhe bukë të thekur integrale për ta shoqëruar.
darka: Vezë të marinuara me erëza si: spec djegës, arrë indi, kumel dhe piper pluhur, brusketë me pomodorini, majdanoz, vaj ulliri, sallatë jeshile me ullinj, domate dhe arra brazili.
E mërkurë:
mëngjesi: 2 galeta orizi Valsoia me gjalp kikiriku, piper të zi dhe pak kripë të kuqe Hawaiane, 1 kokërr mollë
dreka: 80 g djath tofu Valsoia i pjekur me perime të stinës, të shoqëruar me bukë integrale të thekur ose një sallatë sipas dëshirës.
darka: Rizoto e lehtë me angjinare, e përgatitur me oriz integral, angjinare e marinuar me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe hudhër, të kaluar në tigan me verë të bardhë, të përfunduar me majdanoz të grirë.
E enjte:
mëngjesi:1gotë lëng miks frutash të shtrydhura, 1 tas muesli me qumësh malt elbi Valsoia.
dreka: krem pikant fasulesh me bimë aromatike– kremi i fasuleve i përgatitur me hudhër, qepë, selino, rozmarinë dhe spec djegës dhe pak vaj ulliri ekstra i virgjër. Plotësojeni me brusketa të përgatitura me patëllxhan të marinuar me vaj ulliri, hudhër dhe aceto balsamike.
darka: Ricotta e fortë e marinuar me erëza- 60g ricotta me një miks erëzash pluhur: spec djegës, spec i kuq i ëmbël, kerri dhe arrë indi. Të shoqëruar me patate, selino, karcof dhe karrota të ziera në avull me rozmarinë, plotësojeni me 2 feta bukë të thekur integrale gruri të fortë
E premte:
mëngjesi: 1 filxhan çaji jeshil Lipton, 2 galeta orizi Valsoia me reçel pjeshke Santa Rosa.
dreka: Krem perimesh me omletë spinaqi dhe trumze, me 40g bukë të thekur integrale
darka: Oriz basmati me karrota dhe djath tofu të karamelizuar– miksoni karrotat dhe tofun të prerë në kubik në një tigan me vaj ulliri ekstra të virgjër, pas 10 minutash kur të jenë zbutur, shtoni 1 lugë gjelle sheqer kaf dhe uthull, kripë dhe piper. Vendosni në pjatë orizin basmati të zierë, shoqërojeni me karrotat dhe tofun e karamelizuar dhe në fund shtojini shijen me lëkurë portokalli dhe limoni të grirë.
E shtunë:
mëngjesi: 1 gotë lëng portokalli me repë dhe panxhar, 2 feta buke të thekur integrale me reçel kajsie Santa Rosa.
dreka: Wok me tofu dhe angjinare në oriz basmati me portokall– 80gr tofu Valsoia të prerë në kubikë, marinojini në lëng portokalli me pak vaj ulliri, kripë dhe piper, vendosini në skuqje në një tigan wok dhe shtoni 2-3 angjinare, shtoni pak salcë soje për shije dhe plotësojeni shijen me majdanoz dhe koriandër. Shoqërojeni përgatitjen me oriz basmati dhe 2-3 feta portokalli (ose lëkurë portokalli të grirë)
darka: Sallatë e ngrohtë me bollgur dhe patate të ëmbla– pritni patatet e ëmbla në kubikë, ziejini 10 minuta. Zieni edhe bullgurin për 10 minuta ose deri sa të ketë absorbuar gjithë ujin. Miksoni bullgurin me patatet e ëmbla, marinojeni me lëng limoni, vaj ulliri ekstra të virgjër, ullinj në feta, spec të kuq, kripë dhe piper. Mund ta plotësoni shijen me djathë të bardhë feta.
E dielë:
mëngjesi: muesli me fruta dhe qumësht orizi Valsoia
dreka: Sallatë me patate dhe vezë të zierë dhe salcë me erëzash-pritni patate në kubik, marinojini me kripë dhe piper dhe vendosini në zierje, ndërkohë miksoni në kos erëza si: kumel, xhinxher, turmerik dhe lëreni të lëshojnë shijen dhe aromën. Shoqërojini patatet e ziera me kosin e aromatizuar me erëza, plotësojeni shijen me vezë të zier të prerë në feta.
darka: Polenta mesdhetare me lakër brukseli, sallatë patatesh të ëmbla me 1 kokërr vezë të zier në kos të marinuar me erëza si: kumel, xhinxher dhe turmerik. 2 feta buke integrale të thekura.
Shumë gatime aromatike, të lehta dhe me një fuqi ngrohëse. Jo keq, apo jo?
Ushqimet për këtë dietë i gjeni lehtësisht tek Dyqanet e rrjetit Neranxi