Home KRYESORE Dorëheqje masive në Shkodër, largohen nëntë drejtorë

Dorëheqje masive në Shkodër, largohen nëntë drejtorë

Partia Socialiste ka vendosur që të riorganizojë thellësisht degën e saj në qytetin e Shkodrës. Ky vendim vjen pas tërheqjes së Valdrin Pjetrit nga posti i kryetarit të bashkisë së Shkodrës, pasi iu publikuan dokumente ku rezultonte i dënuar në shtetin italian.

Vetëm pak ditë pas tërheqjes së Pjetrit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndryshime në PS e Shkodrës. Këto paralajmërime u konkretizuan në mbledhjen e kryesisë së PS mbrëmjen e djeshme, ku Rama ka kritikuar drejtorët e Shkodrës dhe u ka kërkuar atyre dorëheqjen.

Kur kanë kaluar vetëm 24 orë nga mbledhje e kryesisë së PS, në Shkodër janë dorëhequr 9 drejtorë të cilët drejtonin institucione të ndryshme në këtë qytet.

Lista e Drejtorëve të dorëhequr në Shkodër;

Kadri Ymeri – Drejtor i DAR Shkodër
Ardian Dajti – Drejtor i Spitalit të Shkodrës (e pakonfirmuar)
Mustaf Kraja – Drejtor i Bujqësisë Shkodër
Luan Heta – Drejtor i HEC Vau Dejës
Edmond Emini – Drejtor i Postës Shkodër ( Kryetar i PS Shkodër )
Agim Dardha – Drejtor Administrata e Zonave te Mbrojtura ne Shkoder
Astrit Beci – Drejtor i Shendetit Publik Shkoder
Fuat Alibali – Drejtor i OST

Kujtojmë që Rama është shprehur se pas dorëheqjes së tyre, prioritet do të kenë femrat. Ndërkohë, lidhur me riorganizimin e PS në Shkodër ka folur dhe deputeti Luan Harusha, i cili do të ndjek procesin e riorganizimit të PS në këtë qytet.

Ai është shprehur se riorganizimi i PS nuk do të jetë vetëm në degën e Shkodrës, por në të gjitha degët të cilat nuk kanë arritur rezultatin e pritshëm gjatë zgjedhjeve.

“Ashtu siç u deklarua edhe të mërkurën pas mbledhjes, PS analizon në çdo qark rezultatin e zgjedhjeve. Edhe Qarku i Shkodrës po bën analizën në strukturat e PS për të parë rezultatin. E njëjta gjë do të aplikohet dhe në qarqe të tjera. Për sa i përket kandidaturave, ato janë konsultuar me PS-në e Shkodrës më herët. Nuk janë imponuar”, u shpreh Harusha./ Opinion.al E.Xh.

Share: