Home KRYESORE Idrizi bashkohet në një thes me Dulen, kundërshtojnë idenë e Bashës!?

Idrizi bashkohet në një thes me Dulen, kundërshtojnë idenë e Bashës!?

Vijojnë të shtohen lajmet për diversion në radhët e Opozitës. Si zakonisht e para që po mendon të dalë nga rreshti dhe linja e ashpër që ka zgjedhur të vazhdojë Parti Demokratike, është PDIU e Shpëtim Idrizit.

Partitë aleate të PD, LSI, PR dhe PAA firmosën sot kërkesën për t’i kërkuar KQZ-së nisjen e procedurave për zgjedhjet e 13 tetorit. Basha vetë nuk ka dalë hapur duke firmosur në këtë kërkesë, por duket se është bindur nga kërkesa e aleatëve të tij për tu përgatitur për zgjedhje në 13 tetor.

Por nga ky vendim i Opozitës për të hyrë në zgjedhje edhe me Ramën kryeministër, dy parti kanë filluar të tregojnë shenja mospajtimi. Nëse për PDIU-në e Shpëtim Idrizit është e zakonshme kjo prerje në besë, ajo që ka bërë ccudi ka qenë edhe zgjedhja që ka bërë PBDNJ e Vangjel Dules, që nuk ka firmosur në këtë kërkesë për të shkuar në zgjedhje në 13 tetor.

Janë pikërisht këto dy parti, pjesëtare të kolicionit Opozitar edhe pse shumë antagoniste në qëllimin dhe themelin e tyre, që edhe një herë janë bërë bashkë. Nuk mund të thuhet se ka një pakt të heshtur Idrizi-Dule për t’i dalë kundër Bashës, por ajo që është e sigurt se këto dy parti janë bërë bashkë në një thes për të mos firmosur në kërkesën e sotme.

Vendimi me shumë gjasë është i kryetarëve të këtyre partive që sigurisht nga baza mbështetëse e këtyre dy formacioneve politike nuk mund të pritet me buzën gaz./fast news albania

Share: