Home KRYESORE Ish ministrini bujqesise: A e di AKU cben me mishin e bllokuar...

Ish ministrini bujqesise: A e di AKU cben me mishin e bllokuar nga Kanadaja?!

Vendosni!! Ose me Amerikën, ose me Kinën dhe BE-në ne mes. Zgjidhni e merrni! Por me mend ne koke!

Nga Edmond Panariti

Autoriteti Kombetar i Ushqimit, bllokon tonelata mish importi nga Kanadaja per permbajtje te mundeshme te aditivit ractopamine…

Uroj që AKU të kuptoje se çfarë ben dhe që ne veprimin e tij ky institucion të udhehiqet strikt nga parimi i mbrojtjes se shendetit te konsumatorit… dhe jo nga populizmi apo interesa të tjera.

Uroj që të ketë konsultuar bordin shkencor të saj per kete veprim nese ky bord ekziston!!…

Shpresoj që AKU, të jetë ne dijeni se ractopamina ne mish eshte në qendër të luftes tregtare midis Amerikes dhe Kines.

Kete vit administrata e Presidentit Trump, i ka kerkuar Kinës ti heqë ndalesat e ractopamines ne mish. FDA e Amerikes e ka kete substance të miratuar per perdorim ne ferma dhe studimet në institutet e saj shkencore, tregojnë se ajo nuk e rrezikon konsumatorin…

Ndersa Kina, insiston në mbajtjen e ndaleses per ractopaminen , per te penguar eksportet Amerikane…..

Pra lufte e mirefillte tregtare, ne emer të konsumatorit…?!

Pyetja që shtrohet është se ku qëndron Shqiperia në këtë mes e perfaqesuar nga AKU dhe a do ti bashkohet ajo kerkeses amerikane per heqjen e ketij bllokimi?

Kjo nuk eshte punë polici dhe trau dogane, por eshte punë shkence dhe shkencetaresh dhe politikanesh por keta të renditur në fund..

Share: