Ky zotëria këtu është Philiph Hammond.
Nga Arian Galdini
Fakti që deri para pak ditësh ky njeri ka qenë nr 2 i Qeverisë Britanike dhe Ministri i Thesarit e një ndër figurat më me peshë të Partisë Konservatore Britanike, nuk do të thotë asgjë po të mendosh se ai vjen nga një familje tradicionalisht e pasur, shumë e pasur.
Shiheni pak thjeshtësinë e këtij njeriu.
Udhëton i qetë, i vetmuar me mjete të transportit publik dhe nuk ndihet aspak i dobët apo i parëndësishëm.
Ndihet thjesht qytetar si gjithë qytetarët.
Tani, imagjinoni këta liderët tanë politikë të këtyre 30 viteve…
Imagjinojini këta udhëheqësit tanë plaçkaxhinj…
Këta tanët e nisën politikën si të mjerë, të këputur e pa asnjë kacidhe.
Sot nuk dinë të ndalen në harbinë dhe harbutërinë e tyre për të vjedhur e vjedhur pa kufij e pandalesa, duke u pasuruar frikshëm me shifra që nuk na i rrok dot mendja.
Këta plaçkaxhinjtë tanë vishen si fashinosta a thua se janë yje të Beverley Hills, e jetojnë e shpenzojnë sikur janë të gjithë shokët e ngushtë të Leonardo Di Caprios dhe Rihanës dhe paguhen nga 20 milion dollarë për dalje televizive…
Plaçkaxhinjtë tanë jetojnë mes një luksi të shfrenuar, me vila, apartamente, makina, veshje e shpenzime ditore luksoze tej çdo fantazie edhe ndër më të çmendurat, jo vetëm për veten e tyre, por edhe për familjarët dhe anturazhin e tyre.
Këta plaçkaxhinjtë tanë nuk e kuptojnë dot më veten si të thjeshtë.
Këta sillen e jetojnë si të rritur mes miliardash…
Harrojnë se janë thjesht hajdutë që na kanë vjedhur neve…
Bëjeni vetë krahasimin e vendoseni vetë se çfarë lloj liderash doni, të thjeshtët apo plaçkaxhinjtë?