Home KRYESORE KËRRMA IZ BIÇ (ose ZOTI ËSHTË I MADH)!

KËRRMA IZ BIÇ (ose ZOTI ËSHTË I MADH)!

Po fiks, ditë më ditë, 5 vjet më parë ka ndodhur!
28 gusht 2014, Ylli Rakipi mua: “To mbyllet ce është ay Fiksi e ay tjatri ne Agoni, kështuqë nuk ka pse të ketë kaq emisione investigative” – plot 5 vjet, ditë më ditë, para se ti mbyllin të tijin.

Mua më tha “të kam mik” dhe më kërkoi t’i sjell një platformë emisioni. Duke parë se ky muhabet qe si puna e ariut e ujkut me cigaret: pse me filtër – pse pa filtër, i çova një platformë, që do ta them në fund se ç’qe. 

Shkoj në takimin me drejtorin e ri të përgjithshëm, Ylli Rakipi. Kishte edhe një sekretar.

“Shëko – tha – unë e pashë atë platformën…Nuk ben! Ta them pa ashu…nuk ben!”


– E di! – i thashë dhe ika
*********

Sot edhe unë jam thellësisht i trishtuar për ngushtimin e lirisë së medias dhe i frikësuar për të ardhmen e këtij vendi. Më ther shpirti për çdo dritare që mbyllet (edhe pse jam i përjashtuar krejtësisht prej tyre) . Por nuk mund të rrija pa ndarë këtë qyfyr që e mbaj për vete, edhe prej ngazëllimi mistik të përkimit ditë më ditë me dëbimin tim nga ekrani, 5 vjet më parë, drejtpërdrejt nga Ylli Rakipi.

Share: