Spitali Hygeia përbën një nga investimet më të mëdha të bëra ndonjëherë në sektorin shëndetësor privat në Shqipëri, me rreth 60 milion euro, i konceptuar që në fillimet e tij si nje strukturë spitalore e mirëfilltë duke ofruar të gjitha komoditetet dhe teknologjinë mjekesore bashkekohore si çdo strukturë spitalore moderne kudo në botë. Ҫdo segment i këtij Spitali, duke filluar që nga Sallat e Operacionit, Reanimacioni, dhomat e pacientëve dhe gjithçka tjetër ndihmëse është projektuar për të qenë sa më funksionale dhe në shërbim të sigurisë dhe mbi të gjitha të shëndetit të pacientit.
Kjo ka qene edhe arsyeja qe kjo strukture spitalore ka qene dhe eshte nje pike referimi edhe per pacientet e huaj te cilet kane perzgjedhur spitalin Hygeia per te marre sherbime shendetesore. Ketu vlen te permendim faktin qe perzgjedhja ka qene jo vetem nga paciente me kombesi te huaj te cilet jetojne ne Shqiperi por edhe nga nje numër i konsiderueshem pacientet te cilat jetojne jashte kufijve te Shqiperise dhe kane preferuar dhe i jane drejtuar Spitalit Hygeia per te marre trajtim shendetesor. Struktura moderne dhe ambientet komode dhe te mirepajisura, teknologjia mjekesore dhe aparaturat bashkekohore, stafi i mjekeve profesioniste dhe me eksperience nderkombetare, kane bere qe cdo vit e me shume Spitali Hygeia te jete atraktiv dhe te perzgjidhet nga paciente te huaj, te rajonit dhe me gjere.
Turizmi Shëndetësor është kthyer në një atraksion të vërtet për vizitorët e huaj në vendin tonë. “Mysafirë” nga e gjithë Europa tashmë zgjedhin të shijojnë bukuritë e Shqipërisë, ndërsa përfitojnë kurim dentar, estetik e shëndetsor me kosto që në vende të tjera europiane do të ishin disa herë më të larta.
Trajtimet më të zakonshme janë kirurgji kozmetike, kirurgji dentare dhe ortopedikesi edhe kirurgji kardiovaskulare, operacione laparoskopike dhe trajtime për fertilitetin dhe obezitetin.
Ndonëse ka një profil të ulët në kujdesin shëndetësor ndërkombëtar, Shqipëria është tërheqëse për turistët.
Potenciali më i afërt i turizmit mjekësor janë fëmijët e emigrantëve, të cilët mbajnë kontaktet me vendin e tyre të origjinës dhe e vizitojnë shpesh por jo vetëm pasi pacientë te huaj kanë zgjedhur spitalin Hygeia, shkak te ekselencës së mjekëve dhe infrastrukturës spitalore.
Turizmi mjekësor në Shqipëri ka formuar traditën në spitalin Hygeia. Kjo traditë nuk ndihmon vetëm spitalin Hygeia por është një marketing mjaft mbresëlënës dhe për vendin tonë në përgjithësi duke ndihmuar kështu sadopak në zhvillimin e turizmit në cdo formë të tijën.
Nga viti në vit ky nr eshte në rritje duke përmendur pacientët qe vijnë per kirugji plastike si për standartet, mjekët gjithashtu edhe per çmimet që gjejnë. Turizmi dentar, ku pranë Hygeia Dent kemi pacientë nga shumë shtete te Europës që vijne per shkak të cmimit, kohës së shkurtër dhe cilësise së shërbimit. Fertilizimi IN VITRO, IVF është po gjithashtu shumë e kërkuar nga pacientët shqiptarë që jetojnë jashtë por dhe pacientë të huaj na zgjedhin pasi cilësia e shërbimit është po aq e mirë sa ajo që ofrohet në klinikat më të mira perëndimore.
Cmimet për një ndërhyrje të tillë janë disi më lirë krahasuar me tarifat e vendosura nga klinikat në Bashkimin Europian. Ndaj dhe në vendin tonë, nuk duhet të presësh në radhë e të vendosësh emrin në listë për një kohë të gjatë për më tepër me këta elita mjekësore që Spitali Hygeia ka.
1- Fekondimi In Vitro (ku Klinika e Fertilitetit Hygeia shquhet per rezutatet e larta te arritura me nje perqindje suksesi nder me te lartat ne Rajon dhe me gjere, 65% sukses ne ciftete e trajtuara)
2- Sherbimin Dentar
3- Nderhyrje te kirurgjise Plastike
4- Operacione Plastike
5- Trajtimi me Radioterapi
6- Hemodialiazë
Spitali Hygeia bashkëpunon me struktura dhe agjensi duke ofruar paketa te plota të turizmit shëndetsor.
Shqipëria ka një potencial të madh turistik, për shkak të pozicionit gjeografik dhe vlerave natyrore dhe aspekteve të shumta historike e kulturore, që ndërthuren në të. Vendi ynë është klasifikuar nga agjenci turistike ndërkombëtare, si një nga destinacionet më interesante turistike në botë.
Vija jonë bregdetare përfaqëson një ndër zonat me potencial më të lartë turistik, dhe për këtë arsye ka qenë gjithmonë në vëmendje të shumë investitorëve dhe pre e investimeve të shumta, jashtë çdo plani dhe standardi turistik e mjedisor por pa harruar përmendjen e institucioneve private shëndetsore te cilat kanë sjellë risi në vendin tone duke sjellë jo vetëm elita mjekësore nga e gjithë bota por edhe ofrimin e sherbimeve shëndetsore ne kohë record dhe me rekorde ne cmime!
Por pa haruar dicka shumë të rëndësishmë që spitalet private janë garancia e turizmit shqiptar, pasi pa patur spitale private me te gjitha kushtet dhe ofrimet e shërbimeve turistët e huaj nuk mund të vijnë pa patur garanci shëndetsore./ Burimi: monitor7