Parkimi i gabuar i automjeteve ka bërë që Policia Rrugore të ndërmarrë një patrullim intensiv në kryeqytet tri ditët e fundit.
Si rezultat i këtyre patrullimeve sipas burimeve të policisë janë vendosur 1350 gjoba për pushim dhe qëndrim të gabuar, kryesisht në trotuar, në vendet e rezervuara, në vendkalim këmbësorësh, në rresht të dytë etj.
Shtimi i prezencës dhe fokusit të patrullave 72 orët e fundit është bërë për evidentimin dhe dokumentimin e parkimeve të gabuara në kryeqytet. /Opinion.al