Home KRYESORE Milot “Indiferentizmi semundja e shoqerise sone”

Milot “Indiferentizmi semundja e shoqerise sone”

Nga Dritan Haxhiraj

Në qytetin e Pietrasantes në Galerinë Spazio Dinamico Arte , artisti italo-shqipetar Milot, këto ditë ka hapur ekspoziten e tij personale “Mes botës aziatike e evropiane “ kuruar nga Niccolò Raugei, me tekstin kritik të Francesco Creta.

Milot prezanton veprat e tij të fundit si në pikturë dhe në skulpturë ku spikat si gjithmonë stili i tij i vecantë me “Çelsat e Milotit”.

Në telajot e tij janë pikturuar skulpturat tona të mesdheut dhe ato aziatike. Alfred Miloti Mirashi
per artedashesit italian ka eskpozuar edhe simbolin tokes tone Shqipetare “ Dea of Butrint “ ku shume pak veta e njohin historine e kesaj kryevepre.

Milot thote e kam vizatuar me mijera here dhe e kam bere skulpture me dhjetrahere dhe eshte per tu habitur sa e bukur eshte kjo skulpture Shqipetare.

Artisti Milot jep mesazhin e tij në këto vepra që duhet të njohim më shumë kulturën tonë shekullore, sepse brezat e rinje jane shumë indiferent kundrejt së kaluarës tonë mesdhetare dhe kjo semundje globale e indiferentizmit eshte prezente kudo duke perfshire dhe Azin e larget.

Mesazhi i Milotit ne luften kunder Indiferntizmit eshte edhe pika kyçe e kesaj ekspozite .

Galleria Spazio Dinamico Arte sapo kishte mbyllyr ekspoziten 1 mujore “ Mjeshtrat e Shekullit 900” ku kishte ekspozuar veprat e Pikasos, Miro, Dali, De Chirico, Burri , Christo.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 31 gusht.

Share: