Home KRYESORE Myslimanët përplasje me policinë izraelite në vendin e shenjtë

Myslimanët përplasje me policinë izraelite në vendin e shenjtë

Besimtarët myslimanë janë përplasur me forcat e policisë Izraelite të dielën gjatë lutjeve në Jerusalem për shënimin e festës së Kurban Bajramit.

Të paktën 14 persona janë plagosur, një ndodhet në gjendje të rëndë, në përleshjen me policinë në vendin e shenjtë, të cilit myslimanët i referohen si xhamia Al-Aksa ndërsa hebrejtë i referohen si Mali i Tempullit.

Autoritetet kanë deklaruar se katër policë janë plagosur gjatë përplasjes me besimtarët. Dëshmitarët deklaruan që së paku dy persona janë arrestuar.

Sipas raportimeve, mijëra myslimanë janë drejtuar për tek vendi i shenjtë në qytetin e vjetër të Jerusalemit në mëngjesin e së dielës për të kryer lutjet për Festën e Kurban Bajramit. E diela është po ashtu ditë e shënuar për hebrenjtë pasi është “Dita e vajtimit” për dy tempuj biblik që kanë qenë në kohërat antike në këtë vend.

Xhamia Al-aksa është  vendi I tretë më i shenjtë për myslimanët pas Mekës dhe Medinësnë Arabinë Saudite. Për një periudhë të gjatë, ky vend ka qenë epiqendra e konfliktit në mes të Izraelit dhe Palestinës.

Një numër i madh i Palestinezëve janë mbledhur te porta e xhamisë mëngjesin e së dielës, pas thashethemeve që policia do te lejojë hebrenjtë të hynë brenda. Protestuesit janë dëgjuar duke brohoritur “Allahu-Akbar” (Zoti është i madh) dhe kanë gjuajtur me gur mbi policinë, ndërkaq forcat e sigurisë kanë hedhur granata me tym dhe plumba gome.

Në vitet e fundit, nacionalistët fetarë izraelitë kanë shtuar vizitat në këtë xhami për të sfiduar marrëveshjen. Eksremistët hebrenjë kanë bërë thirrje për rrënim të xhamisë dhe në vend të saj të bëhet ri-ndërtimi i tempujve të lashtë Biblik.

Palestinezët i shohin këto vizita si provokim dhe për një kohë të gjatë kanë shprehur shqetesimet që Izraeli ka për qëllim të marrë nën kontroll tërë lokacionin apo një pjesë të tij. Qeveria Izraelite vazhdimisht ka deklaruar që nuk ka qëllime për të ndërruar Status-quon.

Share: