Krah për krah shkojmë me të dashurin duke shkelur lehtas mbi barin e butë…
kujdesemi mos shtypim asnjë milingonë apo kërmill me guaskën në shpinë…
ai këput lule e m’i rrethon rreth qafës…
unë këpus gjethe e ia rrethoj rreth kokës…
ai pi ujë dhe ma derdh brenda gojës…
unë kafshoj një mollë dhe kafshatën ia fut në gojë…
Ai më përqafon e më drithëron aty te burimi… futet brenda meje aq bukur e bëhemi një…
lëvizim në sinkroni trupat në barin e butë në kërkim të spermës…
- Cili vallë është sekreti i burimit tënd që nuk shter asnjëherë?
Kryqëzohemi në lëndinë mbi njëri-tjetrin…
rrimë ashtu gjatë…
njëri me sytë nga qielli e tjetri me sytë nga bari dhe pastaj ndërrojmë pozicionet…
një re e bardhë rrëshqet në qiellin e kaltër…
një nusepashkë kërcen mbi fijet e larta të barit…
kur vjen nata hëna na derdh mbi trupat lakuriq dritën e argjendtë…
dhe përsëri dashurohemi deri në orgazëm…
bulkthi shoqëron psherëtimat tona në ekstazë…
flemë mbi krahët e njëri-tjetrit dhe shohim të njëjtën ëndërr…
lundrojmë në të njëjtin drejtim lumi mbi të njëjtën barkë…
vetëm se ti me lopatën e djathtë unë me të majtën…
lundrojmë të arrijmë te burimi i përjetësisë dhe ah, ç’lumturi…
jemi pikërisht aty…