Pas shkaterrimit te nderteses se Mihalit, Porto Palermo gati per PPP!
Nga Nikollaq Neranxi
Mihal Kokedhima beri nje ndertese pa leje rreth vitit 2012, kohe kur ne te gjithe Shqiperine ndertohej pa leje dhe mbi te gjitha kishte nje institucion shteteror qe ta legalizonte sic ishte ALUIZNI.
Me pas doli ligji qe nuk lejonte asnje ndertim pa leje dhe cdo ndertese e bere para 2014, qe nuk perfitonte legalizim, shembej!
Ne rastin e Mihalit kjo nuk u be, meqe vaskat e peshkut, restoranti, hoteli, cadrat (te gjitha pa licence) sillnin shume para dhe Mihali ishte gati ti ndante me kedo qe ia mundesonte vazhdimesine!
Fati i keq e deshi qe Mihali te bente skandalin dhe sot po shkaterrohet ndertimi, pa asnje vendim Gjykate!
Duket qe kjo pune tashme ka kaluar ne duart e te madhit fare dhe e kam bindje qe ne pak kohe do mesojme qe PPP-ja e rradhes do te jete Porto Palermo!
Ato toka Rama i shtetezoi me nje VKM, tani po pastron ambientin qe tja beje gati oligarkut te rradhes!
Boll fituan keta te vegjlit, kryetar bashkie, Inspektor tatimesh e drejtora ministrish! Do e marre i madhi ne dore kete pune tani!