Nga Capajev Gjokutaj
Nuk e di në ndjen ndonjë lloj kënaqësie. Unë vet ndihem i ndërdyshur kur e shoh. Më njërën anë ndjej keqardhje, më anë tjetër një lloj revolte të brendshme.
Vras mendjen: është zgjedhje e saj të mbulohet në çdo mjedis publik, madje edhe në plazh? Apo ia kanë imponuar?
Kjo puna e imponimit më sjell në mend një video që kam parë kohë më parë. Një imam province i quante prostituta gratë e vajzat që shkojnë në plazh.
Vetiu më vijnë në mendje nudot e artit, nga Ticiani e Botiçeli tek Rubens, Modialiani e Klimt. Trupi i gruas ka qenë dhe mbetet burim jete, model bukurie e harmonie.
Dhe, mbi të gjitha, nuk i përket kurrkujt përveç të zonjës.